×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani-deputetëve: Mos i besoni askujt symbyllur

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur të dëmshme marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ajo në fjalën e saj në interpelancën me kryeministrin Avdullah Hoti për asociacionin, e ka quajtur katastrofale marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel për formimin e asociacionit, teksa u ka bërë thirrje deputetëve që të kenë kujdes se çfarë po votojnë në të ardhmen në Kuvend.

    “Pse qenka e pamundur që marrëveshja e vitit 2013 të mos zbatohet? Një marrëveshje, e cila thotë se strukturat serbe të sigurisë, pra pikërisht ato që vrisnin shqiptarë pasluftës në veri, mund të hyjnë në institucionet tona të sigurisë, deri dje duke marrë vendime në gjykata paralele kundër shqiptarëve të Kosovës, e hajde nesër t’i njohim ato vendime të gjykatave paralele ilegale kriminale e t’i bëjmë pjesë të gjykatave tona. A kjo na qenka marrëveshje e mirë a, pse me i vendos pikë një marrëveshje të tillë veç pse janë mashtruar 2/3 e deputetëve në vitin 2013? Ju e dini shumë mirë në mbrëmje ka ardhur ajo marrëveshje, në mesnatë janë detyruar deputetët ta votojnë, andaj kur i dëgjoj sot disa deputetë me sa lehtësi dalin e thonë mos u mërzitni, e kemi kryeministrin, se ai nuk nënshkruan vendime të dëmshme, po ma kujton veten e vitit 2013 kur mendoja që vërtet lideri i partisë nuk nënshkruan vendime të dëmshme. Kështu që mos i besoni askujt symbyllur”, tha Osmani.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.