×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​OBSH rrëzon planet e BE-së: Jo pasaportës së vaksinimit, imuniteti nuk zgjat

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

    Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit.

    “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”.

    “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së”, shtoi ai. Komisioni Europian ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” në 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjendet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

    Kluge, pret që pandemia të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte sic thotë “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022, shprehet ai duke shtuar se kjo nuk nënkupton që virusi është zhdukur, por ai nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.”

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Policia e Korçës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Drenovë të Korçës....
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bashkimi Evropian është pajtuar për të shtuar sanksionet mbi prodhuesit iranianë të dronëve dhe raketave. Lëvizja pritet që të pasojë pas sulmit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të BE-së, duke u thënë atyre se duhet të bëjnë më shumë. Zelensky u...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke shënuar një hap...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kryeministri i Ukrainës ka thënë se do të ketë një “Luftë të Tretë Botërore” nëse Ukraina humb konfliktin e saj me Rusinë,...
    Kronika18 Prill 2024
    Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë. Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra...
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Vip18 Prill 2024
    ‘Big Love’ është rikthyer përsëri dhe në këtë edicion të formatit më të ndjekur të ‘BBV3’. Pasditen e sotme, banorët janë mbledhur...
    Vip18 Prill 2024
    Juliana Nura, një ndër bukuroshet që mori pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka thumbuar aktorin Vedat Bajrami, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.