×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsimin e masave antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një numër në rritje të rasteve me fatalitet.

    Vetëm në tri ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 41 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të ashpërsojnë masat antiCOVD-19.

    “Nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.

    Postimi i plotë:

    Duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t’i ashpërsojmë masat!

    Kur e kam marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lehtësimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve me Covid-19. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin nga dikastere të ndryshme për hapje.

    Është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë në hapje. Por, kemi qenë të vendosur që ta ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental.

    Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse dhe bazuar në rekomandimet e tyre, kam ndërmarrë masat për menaxhimin e pandemisë.

    Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan.

    Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave!

    Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera.

    Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara.

    Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua e ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, pasi është ndjerë e kërcënuar nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën kundër Dragisha Milenkoviqit, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit i...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të...
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.