×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ministri Murati takoi Orlandon, flasin për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar nga vendimi i Qeverisë

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Ministri Murati gjatë takimit e njoftoi Ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga pandemia COVID-19, për masat që do të ndërmarrë Qeveria për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë, si dhe për planin e Qeverisë.

    Ndërsa, ambasadori italian, Nicola Orlando falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

    Sipas një komuni të ministrisë, Murati dhe Ambasadori Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.