×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Masa të reja për qytetarët që udhëtojnë për në Kanada

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit korona.

    Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada kanë njoftuar se secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

    Po ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

    “Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit) udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN (shih vegzën më poshtë), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada.

    https://arrivecan.cbsa-asfc.cloud-nuage.canada.ca/auth?fbclid=IwAR0dvR2DuJctr_BZGvHuZbKHtbmMICmecnhJIL1Ec2h9IORkrWS3kUn0JiU

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.