×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Manekinia e njohur izraelite dënohet me nëntë muaj shërbim të komunitetit

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Një gjykatë izraelite dënoi manekinen Bar Refaeli me nëntë muaj shërbim komunitar dhe nënën e saj me 16 muaj burg, duke i dhënë fund një çështje të gjatë evazioni fiskal që dëmtoi imazhin e ikonës dikur të dashur të Izraelit.

    Refaeli hyri në sallën e gjyqit me një maskë mbrojtëse në fytyrë, e shoqëruar nga babai i saj Raffi, nëna Zipi dhe një avokat.

    Tridhjetë e pesëvjeçarja Rafali dhe nëna e saj u gjetën fajtore në korrik për shmangien e taksave të të ardhurave prej gati 10 milionë dollarësh.

    Bazuar në marrëveshjen e pranuar nga gjykata, ata u urdhëruan të paguajnë një gjobë prej 1.5 milion dollarësh dhe t’i kthejnë taksat që i detyrohen shtetit.

    Zipi Refaeli do të fillojë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme.

    Çështja bazohet në të ardhurat e Bar Refaelit në të gjithë botën dhe përpjekjet e familjes së saj për të zbehur lidhjet e saj me Izraelin.

    Ajo është ende e njohur në atë vend dhe fotot e saj mund të shihen në billborde afër autostradave, dhe vitin e kaluar ajo ishte nikoqire e konkursit të këngës Eurovision në Tel Aviv.

    Manekinia ka udhëtuar nëpër botë për vite me radhë dhe fotografia e saj u botua në ballinën e revistës Sports Illustrated, dhe ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen për shkak të marrëdhënies së saj të gjatë me aktorin e Hollywood-it Leonard DiCaprio.

    Refaeli pretendon se ajo nuk qëndroi të shumtën e kohës në Izrael dhe për këtë arsye nuk iu desh të deklaronte të ardhurat e saj gjatë viteve të caktuara.

    Prokurorët refuzuan pretendimin e saj dhe e akuzuan atë për dhënie të informacionit të pasaktë.

    Aktakuza pretendon se ajo fitoi rreth 7.2 milionë dollarë nga 2009 deri më 2012, duke pretenduar të jetonte jashtë vendit për të shmangur pagimin e taksave izraelite mbi të ardhurat e saj.

    Në seancat e hershme, një gjykatë izraelite vendosi që marrëdhënia e saj me DiCaprio nuk mund të përshkruhej si jetë familjare dhe se ajo nuk mund të kërkonte qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara për të shmangur pagimin e shumës së plotë të taksave.

    Avokatët e manekines thanë se marrëveshja tregoi se ajo nuk shmangu qëllimisht taksat.

    Nëna e saj, e cila është gjithashtu agjentja e saj, akuzohet për mos raportimin e të ardhurave, evazionin fiskal dhe ndihmën e dikujt tjetër për të shmangur pagesën e taksave.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të G7-së po takohen për të diskutuar luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën në ishullin italian të Capri....
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia....
    Kronika18 Prill 2024
    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq....
    Lajme18 Prill 2024
    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, me një aktivitet simbolik. Me këtë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.