×
  • Lajme
  • Lajme

    ​LDK e bindur se Nexhmi Rudari do të fitojë zgjedhjet për kryetar të Podujevës

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës është e sigurt se kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, do të dalë i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dielën.

    Kjo parti sonte hapi fushatën zgjedhore për të parin e Komunës së Podujevës. Mbështetje kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari, i ka dhënë edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili është shprehur i sigurt se kandidati i LDK-së do të arrijë fitore në zgjedhje.

    Hoti: Jam i sigurt që Nexhi do të bëjë një punë të mrekullueshme

    “Ta përmbyllim menjëherë me të parën që të mos ketë nevojë dy herë t’i nxjerrim njerëzit në votime. Jam i sigurt që Nexhi do të bëjë një punë të mrekullueshme për Podujevën dhe të vazhdojë qeverisjen e mirë siç e ka zakon LDK, jo pa të meta se edhe ne kemi të meta, por një qeverisje të ndershme sipas ligjit. Gjithmonë siç e kemi kërkuar besimin e juaj me punë, me ndershmëri, me parime, jo me intriga, jo me të pavërteta, jam i bindur që do ta mbyllim me sukses këtë të diel”, tha ai.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, tha se për gati një vit në pozitën e nënkryetarit ka vazhduar me realizimin e projekteve për qytetarët e kësaj komune. Ai tha se një prej projekteve që kanë nisur e që është afër përfundimit është sheshi “Bulevardi i Dëshmorëve”.

    Po ashtu, ai përmendi projektet infrastrukturore të realizuara, ndriçim publik, kanalizim e mbështetje për bizneset e fermerët.

    Rudari: Kundërkandidatët po bëjnë fushatë duke u shërbyer me trillime

    “Partitë oponente dhe kundërkandidatët do të vazhdojnë të bëjnë fushatë edhe këto 5 ditë, fatkeqësisht jo vetëm duke u shërbyer me trillime, por duke shkuar edhe më tej në përpjekje për të mbërritur pushtetin e ëndërruar. Dikush duke dëmtuar pronën publike po provon të minimizojë projektet tona në të mirë të qytetarëve. Po i fikin edhe dritat në bulevarde e në rrugë që të mos shihen edhe natën projektet dhe investimet në infrastrukturë, shërbime publike, ambient, arsim, shëndetësi. Por le ta dinë se Llapin nuk po e ndriçojmë që dikush të shoh se sa kemi punuar, por që qytetarëve tanë t’iu krijojmë kushte për lëvizje më të lirë dhe me të sigurt”, tha ai.

    Rudari tha se kandidatët e partive tjera politike janë ‘turistë’ në Podujevë, pasi që tha se ata nuk janë banorë të kësaj komune dhe vijnë vetëm për fushatë e gjumin e bëjnë në Prishtinë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID gjatë fushatës zgjedhore.

    Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Agim Veliu, u shpreh i bindur se bashkëpartiaku i tij do të jetë kryetari i ardhshëm i Podujevës.

    Veliu: Kemi fituar që 16 palë zgjedhje, do të fitojmë prapë

    “Edhe këtë fushatë si fushatat tjera, ne e nisim me bindjen për fitore dhe jemi të sigurt se kandidati ynë prej këtij momenti është kryetar i komunës së Podujevës. Jemi subjekti që i kemi fituar që 16 palë zgjedhje bashkërisht qofshin ato lokale, qofshin nacionale dhe nuk ka kurrfarë arsye që të mos vazhdojmë edhe më tutje me një kontratë të re me ju që kryetari ynë t’i vazhdojë projektet e nisura dhe të mendojmë për mandatin e ardhshëm të plotë”, tha ai.

    Veliu tha se ani pse nuk kanë bërë ftesë për qytetarët që të marrin pjesë në këtë hapje të fushatës, ai tha se LDK është parti e madhe.

    Zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahen këtë të diel, ku të parin e kësaj komune e synojnë edhe PDK me kandidatin Naim Fetahu dhe Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën dyshimet se...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dy senatorë amerikanë që votuan kundër projektligjit të ndihmës së huaj ushtarake të madhe cituan luftën e Izraelit ndaj Gazës si arsye....
    Vip24 Prill 2024
    Ilnisa tregon se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin. E ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën’, Ilnisa Agolli,...
    Vip24 Prill 2024
    Afrona Dika ka publikuar në rrjete sociale një mesazh tepër domethënës. Mirëpo pas postimit të saj, një nga ndjekësit i ka reaguar...
    Vip24 Prill 2024
    Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit....
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.