×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Kosovë-Kroaci, u diskutua për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, realizoi sot vizitë njëditore zyrtare në Kroaci, ku bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri u pritën nga kryeministri Andrej Plenkoviq dhe ministri i Jashtëm, Goran Grliq-Radman.

    Haradinaj-Stublla me këtë rast zyrtarëve të lartë të shtetit kroat u përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj për mbështetjen e përhershme të Kroacisë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.

    “Kroacia e njeh më së miri dhimbjen e së kaluarës sonë të përbashkët, dhe vështirësitë e rrugëtimit euro-atlantik me të cilat po përballet edhe Kosova viteve të fundit,” tha ajo,

    Kryediplomatët e Kosovës dhe Kroacisë, u pajtuan të finalizojnë në afat sa më të shkurtër kohor marrëveshjen e partneritetit strategjik për fuqizim të bashkëpunimit dypalësh në politikën e jashtme, sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

    Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, dhe pritjet nga roli i BE-së dhe SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

    Ministrja Haradinaj-Stublla kërkoi nga Kroacia si shtet anëtar i BE-së që t’i ndihmojë BE-së në definimin e saktë të elementeve themelore të dialogut, si vendosja e parimeve të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar; përcaktimi i kornizës kohore për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë; dhe definimi i objektivit final të procesit të dialogut, e që për Kosovën synimi është asgjë më pak se njohje reciproke.

    Nga ana e tij, ministri Grliq-Radman shfaqi shpresën se BE do të merr së shpejti vendim për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe u zotua se Kroacia do të mbështesë fuqimisht orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe pjesëmarrjen e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

    Haradinaj-Stublla dhe Grliq-Radman, u zotuan edhe për avancimin e pozitës së komunitetit kroat në Kosovë dhe atij shqiptar në Kroaci.

    Kryediplomatja kosovare përkujtoi edhe viktimat kroate nga luftërat tragjike në ish-Jugosllavi dhe plagën e personave ende të pagjetur që rëndon ashtu si Kosovën, edhe popullin kroat, e duke përcjellë gjithashtu edhe ndjenjat e popullit të Kosovës, sa herë që përkujtohen data të rëndësishme dhimbjeje, siç ishte përvjetori i para disa ditëve i masakrës së Vukovarit.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.