×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kosova dhe Maqedonia Veriore thellojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të premten ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, ku janë pritur nga Auditori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

    Sipas komunikatës nga Zyra e Auditorit, thuhet se Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka përgëzuar homologun e tij Maksim Acevski për punën e bërë prej ardhjes së tij në krye të Entit Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Gjatë këtij takimi Osmani dhe Acevski diskutuan për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Institucionin Suprem të Auditimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë aspekt Osmani vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet dy Institucioneve Supreme të Auditimit, duke thënë se ky bashkëpunim do të thellohet më tutje përmes shkëmbimit të përvojave.

    Rendësi e veçantë në këtë takim i është kushtuar auditimit të masave si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, auditimit të hyrave të nivelit qendror dhe lokal, auditimit të ndërmarrjeve publike si dhe çështje të tjera.

    Ndërkohë, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, falënderoi për vizitën Auditorin e Përgjithshëm Osmanin, duke uruar për arritjet e shënuara gjatë udhëheqjes së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Po ashtu u bisedua edhe për integrimet e mëtutjeshme të dy institucioneve në EUROSAI dhe INTOSAI për të shkëmbyer përvojat më të mira.

    Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, të arritur në vitin 2019, përmes planit konkret të aktiviteteve. Me anë të marrëveshjes, synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit, trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët, mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.

    Po ashtu në kuadër të vizitës zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

    Në vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u shoqëruar nga shefi i kabinetit, Taulant Sejdiu si dhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.