×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Komunat, probleme me menaxhimin e kontratave

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në moszbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat e Kosovës.

    Diana Metushi Krasniqi tha se KDI së bashku me koalicionin e organizatave joqeveritare kanë analizuar sfidat të cilat po ndikojnë në mos zbatimin e rekomandimeve në gjashtë komuna.

    “Se janë 33 çështje që lidhen me menaxhimin financiar të cilat po ndërlidhen vit pas viti. Ajo që vlen të theksohet se kjo analizë ka gjetur që prej 2015 deri në 2018 mbetet shqetësim menaxhimin i kontratave. Sipas kësaj analize shkaktarët qe ndikojnë në moszbatimin e rekomandimeve të auditorit janë: Mungesa e evidencave të pronave, si dhe pronat e uzurpuara që ndikojnë në të hyrat e komunave”, tha ajo.

    Sipas saj, problem tjetër është edhe mungesa e dispozitave ligjore në çmimet jo normalisht të ulëta. Metushi-Krasniqi para gazetarëve tha se një nga problemet më të theksuara është ndërrimi i shpeshtë të personelit udhëheqës.

    “Koalicioni i organizatave i bën thirrje qeverisë së nivelit lokal që të përmirësohen dhe të rrisin nivelin e llogaridhënies. Ministria e Pushtetit Lokal të ndihmojë në hartimin e rregulloreve të brendshme dhe të bëjnë ndarjet adekuate buxhetore”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka kërkuar nga niveli qendror një trajtim serioz për tejkalimin e sfidave. Komunat e përfshira në këtë analizë u tha se janë Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Lipjani, Istogu dhe Podujeva.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Sport24 Prill 2024
    La Liga do të luhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo menjëherë, as në sezonin tjetër, por pas disa vitesh,...
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Vip24 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Kiara Tito pak me parë ka ndarë një urim mjaftë special. Gjyshja saj Leta feston ditën e lindjes, andaj...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.