×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KMDLNj kërkon hetime për sulmin ndaj djalit të Rashiqit dhe djegien e veturës së Bajqinovcit

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    KMDLNj ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq si dhe djegies së veturës së ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci duke kërkuar që të dy rastet të hetohen.

    KMDLNj, edhe më parë ka reaguar ndaj shantazheve, kërcënimeve dhe dhunës fizike ndaj liderëve politikë serbë të Kosovës të cilët dolën në mbrojtje të interesave të bashkëkombësve të tyre e që nuk ishin me vijën zyrtare të Beogradit por shton se reagimi i institucioneve ka qenë në shpërputhje me rrezikun që iu janë nënshtruar politikanët serbë të Kosovës.

    “Dhuna ka eskaluar kryesisht para zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe ditën e zgjedhjeve për të frikësuar votuesit dhe, në këtë mënyrë janë eliminuar nga skena politike thuaja të gjithë liderët politikë serbë të Kosovës që kanë udhëhequr një politikë të arsyeshme, jokonfrontuese, integruese dhe bashkëpunuese. Pikërisht për këtë janë sulmuar, linçuar publikisht Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë në mesin e të cilëve ka pasur të arrestuar nga BIA- a e Serbisë sikur ishte rasti i Sllobodan Petroviqit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    KMDLNj thotë se gjykata duhet të thotë fjalën e fundit nëse ishte koincidencë e rastit apo sulm i qëllimshëm ndaj Nikolla Rashiqit, për shkak të aktivitetit politik të babait të tij, Nenad Rashiq.

    “Ndonëse rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Nikolla Rashiq nxisin dyshime të bazuara për motivet e sulmit, KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese, deri në një vendim të gjykatës kompetente. KMDLNj e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rastit e që nënkupton se ky rast po trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm”, vijon komunikata.

    KMDLNj vijon ka kërkuar hetime edhe për djegien e veturës së kandidatit për deputet nga LVV, Mefail Bajqinovci.

    “Edhe për këtë rast KMDLNj kërkon hetime në mënyrë që të përcaktohen shkaqet që kanë prurë deri te djegia e veturës të z. Bajqinovci. Në këtë mënyrë, me vërtetimin e shkaqeve do të eliminoheshin spekulimet e mundshme, ose, në të kundërtën, nëse sigurohen prova për zjarrvënie të qëllimshme, duhet të gjinden kryerësit e mundshëm dhe të sillën para organeve të drejtësisë e që ia rrezikuan seriozisht jetën deputetit Bajqinovci”, përfundon komunikata.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në...
    Lajme18 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku...
    Lajme18 Prill 2024
    Kanë diplomuar kadetët e rinjt të Policisë së Kosovës. Vendit i janë shtuar edhe 445 policë të rinj, nga të cilët 345...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë të një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera...
    Front TV18 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Disa nga përfaqësuesit e kësaj...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo,...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Marecit në përvjetorin e saj. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.