×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Kaos në Bruksel, protestuesit djegin stacionin e policisë pas përleshjeve me oficerët

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Protesta të dhunshme kanë shpërthyer sonte në Bruksel pasi një njeri me ngjyrë u vra nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me telefon mobil.

    23-vjeçari i quajtur Ibrahima vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.

    Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie. Ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve, me shumë gjasa me plumba gome.

    Një tjetër dëshmitar tha se rreth 400 njerëz ishin mbledhur në rrugë, dhe po aq oficerë policie, disa prej të cilëve dukeshin shumë të “nevrikosur”. Policia me veshje të rënda shihej që marshonte drejt protestuesve dhe lëshonte ujë me presion apo sprej djegës.

    Në të tjera pamje shiheshin shpërthime fishekzjarrësh teksa furgonë të policisë bllokonin rrugët në formë barrikade.

    Më herët disa qindra njerëz kishin marshuar drejt stacionit të policisë në veri të Brukselit.

    Protesta që nisi si paqësore u organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e të vërtetës për vdekjen e Ibrahima. Por atmosfera ndryshoi shpejt dhe gurë e objekte u lëshuan ndaj policisë. Përveç stacionit të policisë u dëmtuan dhe makinat e policisë pranë tij. Rrethanat e vdekjes së Ibrahima janë ende të paqarta./tch

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.