×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Detyrimi për të shtruar në spital pacientët që refuzojnë trajtimin dhe forcimi i kontrollit të karantinës është pjesë e një plani për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit në Itali.

    Plani gjithashtu përfshin testimin e pasagjerëve për koronavirus në aeroportet në Itali pas mbërritjes nga vendet jashtë zonës Shengen.

    Pas shpërthimit të vatrave të reja në Itali, kryesisht pas ardhjes së italianëve nga jashtë ose shtetasve të huaj, autoritetet rajonale planifikojnë të forcojnë kontrollin dhe masat e caktuara.

    “Të dhënat e reja për të infektuarit tregojnë se rihapja e kufijve për mbërritjet nga shumë vende është ende me rrezik të lartë dhe se duhen masa të reja dhe në kohë për të parandaluar dhe kontrolluar mbërritjet,” tha presidenti i Lazio, Nicola Cingareti, njoftojnë mediat italiane.

    Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte, më 11 qershor, u delegon guvernatorëve të rajonit një vendim për zbutjen ose shtrëngimin e masave bazuar në të dhënat epidemiologjike, përfshirë futjen e “zonave të kuqe”.

    Corriere della Sera shkruan se rreziku i një sjelljeje të tillë shihet në rastin e “Vicenza”, ku menaxheri i një kompanie doli pozitiv me Covid-19 pas kthimit nga Ballkani, i cili refuzoi trajtimin spitalor, duke vazhduar aktivitetet sociale dhe afariste, gjë që çoi në raste të reja pozitive në zonë.

    Në Itali, më shumë se 240,000 njerëz janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i krizës, nga të cilat rreth 14,000 janë raste aktive, dhe më shumë se 34,000 kanë vdekur si pasojë e virusit.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.