×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj viziton spitalin e Prizrenit: Do t’i dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka falënderuar stafin shëndetësor për punën e bërë në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Nga Prizreni, Hoxhaj ka premtuar se me të kryeministër shëndetësia dhe krijimi i kushteve më të mira për personalin shëndetësor do të jenë prioritet. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij do të dyfishojnë pagat për personelin shëndetësor, derisa ka premtuar edhe krijimin e kushteve më të mirë për punë.

    Hoxhaj: Mjekët dhe infermierët do të jenë në fokus të Qeverisë PDK

     

    “Ne duam që ta ndërtojmë një Kosovë të shëndetshme. E ajo nuk mund të ndërtohet pa një reformë të mirëfilltë dhe pa një mbështetje të mirëfilltë politike, financiare për sistemin tonë shëndetësor. Mjekët dhe infermierët do të jenë në fokus të qeverisë që do ta udhëheqë unë pas pak javësh në Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj, gjithashtu tha se pagat e mjekëve nuk janë dinjitoze, derisa përmendi edhe rritjen e pagave që ka bërë Uran Ismaili gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë.

    Hoxhaj: Ne do të dyfishojmë pagat për mjekët

     

    “Ne mendojmë që pagat të cilat i kanë mjekët nuk janë dinjitoze për vitin 2021 dhe mund të them se z.Ismaili ka bërë një punë të madhe duke rritur pagën aktuale, por ne tash do ta dyfishojmë atë”, tha ai.

    Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se do të vazhdojnë të jenë pranë mjekëve dhe infermierëve duke u ofruar paga dhe kushte më të mira të punës.

    Ismaili: Do të ndihmojmë gjithmonë mjekët tanë

     

    “Planifikojmë që të jemi prapë pranë mjekëve tanë, pranë infermierëve tanë me plane konkrete, me një vizion të qartë, me vizion konkret që i ndihmon ata jo vetëm gjatë kohës së pandemisë, jo vetëm kur kanë kriza por t’i ndihmojmë ata gjithmonë sepse janë ndihmues të popullatës tonë”, ka thënë Ismaili.

    Tutje, ai ka shtuar se pos mirënjohjes për mjekët dhe infermierët, PDK është e angazhuar t’iu ofrojë planë konkrete në aspektin e pagave, edukimit dhe investimeve kapitale.

    Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, tha se për stafin shëndetësor mbështetja nga institucionet është një motiv shtesë gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

    Avdaj: Mbështetja institucionale do të jetë deri në përfundimin e pandemisë

     

    “Prania e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës është edhe një hap shtesë që kjo mbështetje do të jetë në vazhdimësi derisa pandemia të shpallet e përfunduar”, tha ai.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj, gjatë ditës në Prizren ka vizituar edhe bizneset e kësaj komune ku ka prezantuar planin e rimëkëmbjes

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Lajme23 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. “Xhevat...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme23 Prill 2024
    Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”. Megjithatë, pas...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti....
    Lajme23 Prill 2024
    Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka reguar pasi që Departmenati i Shtetit Amerikan permendi korrupsionin brenda Qeverisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.