Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj mëngjesin e së hënës ka nisur me falënderimin ndaj mantelbardhët.
Me ç’rast ka theksuar se me ardhjen e PDK-së në pushtet do ta kthejë ligjin në votim që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë.
“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit – FALEMINDERIT! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë!”, ka shkruar Hoxhaj.