×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj në Mitrovicë: PDK-ja e ngrit vetëm flamurin e shtetit të Kosovës, nuk e lejojmë askënd të instalojë sistem autoritar

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim madhështor në Mitrovicë, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

    Hoxhaj nga vendlindja e Kadri Veselit duke thënë se Thaçi e Veseli do të kthehen faqebardhë, ka theksuar se askush nuk mund ta rishkruaj historinë e UÇK-së dhe shtetformimit të Kosovës.

    “PDK e fortë e bënë Kosovën më të fortë, por PDK e fortë në Kuvend dhe në Qeveri i bënë edhe shokët tanë në Hagë më të fortë. Sa më shumë që ta forcojmë PDK-në aq më shumë do t’i forcojmë shokët tanë, aq më shumë do ta forcojmë shtetin e Kosovës dhe këto janë pritje, janë ideale që ne i kemi si PDK dhe krenohemi me liderët tanë. Heronjtë tanë të gjallë, të cilët në mënyrë të padrejtë po mbahen në Gjykatë do të kthehen në Kosovë fitmitarë dhe faqebardhë sikur çdo herë”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti nuk dorëzohet përballë goditjeve, siç ka qenë edhe ajo nga Gjykata Speciale.

    “Kushdo që ka menduar që PDK nga goditja që ka pësuar do të dorëzohet ne kemi treguar një unitet, ne kemi treguar një solidaritet, ne kemi treguar vendosmëri. Një parti e cila ka dalë prej shtigjeve kah ka ecur UÇK-ja, e cila është formuar prej të burgosurve politikë, e cila është formuar prej intelektualëve, prej minatorëve, prej ndërmarrësve, nuk është një parti e cila në kohë stuhish e ngrit flamurin e bardhë, po një flamur që e ngrisim ai është flamuri i UÇK-së, ai është flamuri i PDK-së, ai është flamuri i shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai ka vlerësuar se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë vendimtare që Kosova të vazhdojë të mbetet shtet demokratik, përkundër tendencave të të tjerëve për të instaluar një sistem totalitar.

    “A do të zgjohemi në mëngjes si demokraci, a do të zgjohemi në mëngjes si autokraci? Me mua dhe me PDK-në do të zgjohemi në mëngjes si shtet demokratik. Me të tjerët do të zgjohemi me një sistem totalitar të cilin ne si PDK nuk do ta lejojmë, ne i themi jo. Prandaj, këto zgjedhje janë të rëndësishme qysh do të jetë vendi javën e ardhshme dhe ne jo rastësisht si PDK”, ka thënë ai.

    Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së PDK-së paga mesatare do të rritet në 300 euro, pensionet do të rriten në bazë të kategorive dhe do të ndihmohen bizneset.

    “Nën udhëheqjen e PDK dhe Enver Hoxhajt pagat për punëtorët shëndetësorë do të rriten. Një pagë e një mjeku do të jetë 1 mijë e 500 euro, paga e një infermieri 650 euro, 30 për qind rritje te pagave për arsimin, policinë, ushtrinë, shërbyesit civil. Ne nuk e sulmojmë biznesin privat, ne i besojmë biznesit privat, për neve biznesi privat është shtylla e zhvillimit të shtetit”, ka thënë ai.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.