×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Vrasja e Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër LDK-së

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Edhe kryeministri i Kosovës, Avullah Hoti që vie nga partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kujtuar 18 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të komunës së Suharekës, Ukë Bytyqi.

    Hoti shkruan për fitoren e Bytyqit në zgjedhjet e mbajtura 18 vite më parë, ku ka theksuar se fitorja madhështore e LDK dhe e UKË Bytyqit në zgjedhjet e lira i tërboi kundërshtarët e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë.

    Hoti mes tjerash ka thënë se vrasja e Ukë Bytyqit sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovës ishte sulm i drejpërdrejt kundër LDK dhe kundër të ardhmes së Kosovës.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Tetëmbëdhjetë vjet më parë, me anë të votës së lirë, qytetarët e Therandës në mënyrë bindëse ia besuan Ukë Bytyqit udhëheqjen e kësaj komune.

    Qytetarët e Therandës e vërtetuan sërishmi paktin e mirëbesimit me Ukë Bytyqin, me njeriun që u kishte qëndruar pranë dhe që u kishte prirë edhe gjatë rezistencës paqësore, edhe gjatë luftës së armatosur për liri. Mirëpo, fitorja madhështore e LDK-së dhe e Ukë Bytyqit në zgjedhjet e lira i tërboi kundërshtarët e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë, të cilët e ekzekutuan Ukën dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi.

    Ky akt i tmerrshëm ishte një goditje e rëndë për familjet e të rënëve, për LDK-në, për Komunën e Therandës dhe për mbarë Kosovën, e cila po përpiqej t’i vinte themelet e një shteti të konsoliduar e demokratik sipas shëmbëllimit të demokracisë së mirëfilltë euroatlantike.

    Vrasja e Ukë Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovë, ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër të ardhmes së Kosovës. Planifikuesit dhe ekzekutorët e këtyre akteve të liga qëlluan mbi njerëzit më të devotshëm të vendit, mbi veprimtarët dhe prijësit e shquar të rezistencës paqësore dhe të luftës sonë për liri, mbi deputetë, kryetarë komunash e kryetarë të degëve të LDK-së, si dhe mbi bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe këshilltarët e Presidentit Rugova. Enver Maloku, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Smajl Hajdari, Ukë Bytyqi, Tahir Zemaj, Ekrem Rexha – Drini, Xhemajl Mustafa e shumë personalitete të tjera të nderuara të vendit u vranë vetëm pse i qëndruan besnikë të palëkundur kauzës së lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, në krye të së cilës ishte arkitekti i shtetit tonë, Presidenti Ibrahim Rugova.

    Për veprën e tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Rugova e dekoroi Ukë Bytyqin me Medaljen e Artë të Pavarësisë.

    Si emri i kësaj medaljeje, i artë ishte Uka ynë, njeri, prind, qytetar dhe prijës shembullorë!

    I bekuar qoftë përherë kujtimi për Ukë Bytyqin!

    I bekuar qoftë përherë kujtimi për ata që punuan dhe u flijuan për atdheun tonë të dashur, Republikën e Kosovës!

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Lidi i është kthyer jetës së përditshme duke qenë...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Sport23 Prill 2024
    Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez kishte lëshuar një deklaratë bombë, duke pohuar se 90 për qind e zyrtarëve të ndeshjes në Spanjë mbështesin...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Vip23 Prill 2024
    Reperi i njohur, Stresi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke publikuar projekte muzikore. Pas këngës “Mos u dorëzo”, Stresi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.