×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet e porositura dhe të paguara

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë, i ka porositur të gjithë qytetarët që të mos ndikohen nga sondazhet, sipas tij, të porositura dhe të paguara, të cilat kanë për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe krijimin e perceptimit të rrejshëm për një parti politike që ka rrezikuar ekzistencën e shtetit.

    “Nuk fitohet besimi i qytetarëve me sondazhe të porositura dhe të paguara nga një subjekt politik. Përkrahja që po hasim në strukturat, anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së dëshmon qartë se ne do të fitojmë bindshëm në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka thënë se kur u zgjodh kryeministër e gjeti qeverinë me marrëdhënie të ngrira me aleatët tanë. “Me punë dhe përkushtim arritëm që të kthejmë besimin e aleatëve tanë, e menaxhuam me sukses pandeminë, krijuam pakon ekonomike për biznese dhe e përmbyllëm vitin me angazhimin e ushtrisë sonë në radhët e ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, tha Hoti.

    Kryeministri foli edhe për oponentët politikë të LDK-së, të cilët i quajti “oponentë të shtetit, të demokracisë dhe oponentë të fjalës së lirë”.

    Ai ka thënë se gjatë 50 ditë qeverisje, oponentët e demokracisë e luftuan ashpër mendimin ndryshe nga ajo që mendon, sipas tij, lideri i tyre suprem.

    “Ju jeni dëshmitarë me çfarë presionesh përballeshin të gjithë gazetarët, analistët dhe opinionistët që nuk mendonin si lideri suprem i tyre. Aktivizonin mijëra aktivistë për të linçuar publikisht ata që shprehnin lirshëm mendimin e tyre”, shtoi Hoti.

    “Ardhja e tyre në pushtet paraqet rrezik për shtetin, për aleancat tona me partnerët historikë dhe strategjikë. Për këtë arsye LDK-ja dhe strukturat e saj janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të fituar në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.