×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Kosova po shndërrohet në qendër ndërlidhëse të autostradave dhe hekurudhave

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se stacioni i trenit në Fushë Kosovë do të kthehet në një të tillë modern e ndërlidhës për rajonin. Bashkë me vartësin e tij nga Ministria e Infrastrukturës dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Hoti ka vizituar punimet infrastrukturore në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, prej ku kanë thënë se rehabilitimi i linjës nga Fusha Kosova në Mitrovicë do të fillojë gjatë këtij viti.

    Hoti ka thënë se ky është një prej projekteve më të mëdha.

    “Krejt kjo ndërtesë dhe ky stacion duhet të kthehet në një ndërtesë e stacion treni ndërlidhës modern, gjithsesi, një stacion treni ndërlidhës nga Greqia, Maqedonia, nëpër Evropën Qendrore, siç ka qenë më herët, por tani me kushte shumë më moderne…E kam parasysh sa kompleks është por mbas informative që mora është bërë progres bukur shumë në segmentin e parë, tash në segmentin e dytë besoj fillojmë shpejtë dhe ngadalë Kosova po shndërrohet në një qendër ndërlidhëse edhe të autostradave edhe të hekurudhave, dhe kur ky stacion treni mandej lidhjet në vitet e ardhshme edhe më portin e Adriatikut pa dyshim që e rritë vlerën e Kosovës si qendër ndërlidhëse për regjionin dhe përtej”, tha ai.

    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se përmirësimi i infrastrukturës është element kyç i politikës së Bashkimit Evropian.

    “Në Kosovë jemi duke mbështetur dy projekte kyçe, njëra është linja hekurudhore numër 10, e cila lidhë Serbinë, Kosovën, dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa projekti i dytë është autostrada që lidhë Prishtinën me Nishin. Këto dy projekte jemi duke i mbështetur me 130 milion euro, mirëpo në kuadër të këtij plani evropian të investimit, ka edhe projekte të tjera që do të realizohen në të ardhmen. Ne mendojmë se është i rëndësishëm implementimi i planeve për të cilat janë dakorduar ministrat e transportit në tetorin e vitit të kaluar, për të përmirësuar sigurinë në transport, por edhe për të përmirësuar lidhjen brenda rajonit, por edhe lidhjen e rajonit me Bashkimin Evropian”, tha ai.

    E ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se investimet që po i bënë Qeveria e Kosovës përmes fondeve të BE-së për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore mbajnë vlerën mbi 250 milionë euro.

    “Kjo linjë e cila po rindërtohet tani ka me zhvillu shpejtësi rreth 120 kilometra në orë…Rehabilitimi i kësaj hekurudhe rrugë ka koston mbi 250 milionë euro, po flasim edhe për rrugë të reja të cilat i kemi plan duke përfshirë edhe autostradën, një shpallje që e kemi bërë për Kievë-Zahaq dhe rrugën për Mendarë për të cilën kemi kërkuar financim dhe kjo nuk mund të arrihet pa një partner sikurse BERZH”, tha ai.

    Abrashi bëri të ditur se faza e dytë e rehabilitimit fillon gjatë këtij viti, që përfshin linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, ndërsa e treta nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë.

    Ndërsa sekretari i përhershëm i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek tha se ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

    “Ky projekt është i rëndësishëm, ngaqë me t’u përfunduar faza e parë, do të jenë në dispozicion mbi 67 kilometra rrugë hekurudhore dhe 13 stacione të rregulluara, e të modernizuara sipas standardeve më të larta evropiane. Shpejtësia e transportit do të rritet nga 60 kilometra në orë, deri në 100-120 kilometra në orë. Po ashtu do të ketë transport efikas dhe ekologjik për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin perëndimor dhe gjithë Evropën”, tha ai.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Lajme23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar regjisorin Samir Karahoda, filmi i të cilit do të shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    SPB Tetovë njofton se është denoncuar një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një 19-vjeçar...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj raportin e DASH-it lidhur me korrupsionin në Kosovë e ka vlerësuar si konfirmim të skandaleve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.