×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Jemi në rrugë të mirë, por duhet shtrënguar masat për valën e dytë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave restriktive për të menaxhuar valën e dytë të koronavirusit. Ani pse tha se vendi është në rrugën e duhur sa i përket përgatitjeve për dimër dhe se e kanë vënë në kontroll pandeminë, shefi i ekzekutivit theksoi se pavarësisht presioneve për lirim të masave prioritet do të jetë jeta e qytetarëve.

    Kreu i qeverisë gjatë një diskutimi me drejtorët e Klinikave në ShSKUK sot premtoi edhe riorganizim dhe ristrukturim të thellë në sektorin e shëndetësisë. Ndërkohë tha se mantel bardhët do të kenë edhe stimulime financiare.

    Hoti: Jemi në rrugë të duhur, por duhet shtrënguar më shumë masat

    “Besoj që jemi në rrugë të duhur, besoj që objekti duhet të fillojë sa më parë të bëhet gati eventualisht për vjeshtë. Shpresoj që do të fillojë shpejtë vaksinimi i rregullt që të kemi një mbrojtje për të sëmuret kronik, fëmijët dhe grupet më të rrezikuara… lutem që kjo situatë që është krijuar tash një kontroll mbi këtë pandemi që është vendosur të vazhdojnë më tutje dhe të shtrëngojmë ndoshta më shumë masat për t’u përgatitur për vjeshtë. E di që ministri ka presione të shumta nga grupe të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë. Nga federatat e sportit, arsimit, bizneset e të tjera, por për mua është tepër e rëndësishme të balancojmë gjitha çështjet. Por duke vendosur në rend të parë jetën e qytetarit. Kemi korrur rezultate të jashtëzakonshme, t’i mbajmë këto rezultate që i kemi mbërri. Siç jemi duke e parë vala e dytë është rikthyer në Evropë me sisteme shëndetësore më të avancuara se ne. Prandaj ne duhet të kujdesemi që tash kur fillon tetori, praktikisht në gjysmë të tetorit hynë në dimër të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, tha ai.

    E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkoi dinamikë dhe përgjegjësi më të madhe nga mjekët, derisa tha se do ketë riorganizim shtesë për ngritje të shërbimeve shëndetësore.

    Zemaj: Dinamizmi jonë duhet t’i përcjellë të gjithë

    “Unë e kam një zotim, jemi duke bërë një punë dinamike. Por ky dinamizmi duhet përcjellë nga të gjithë. Ata të cilët janë të lodhur dhe nuk mund të përcjellin dinamikën e tillë të punës për shkak të përgjegjësisë duhet të jetë të përgjegjshëm dhe kryejnë punë e tyre me etikë dhe moral. Këtë dinamizëm do të rrisim me llogaridhënie, performancë e punë të përbashkët në interes të shëndetit publik”, u shpreh Zemaj,

    Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi thuri lavde për kryeministrin Hoti duke thënë se falë qeverisë së tij kanë arritur të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë Covid 19.

    Ai tregoi edhe prioritet e ShSKUK-së dhe paraqiti disa nga kërkesat karshi qeverisë.

    Krasniqi: Prioritet i lartë i yni mbetët evitimi dhe largimi i të gjithave listave të pritjes

     

    “Ne e trajtuam me seriozitetin më të madh këtë pandemi që nga fillimi i saj. Falë edhe angazhimit të qeverisë së Kosovës, angazhimit tuaj personal, përkrahjen e vazhdueshme të ministrisë dhe gjitha institucioneve tjera ne mendojmë që kemi arritur të menaxhojmë me sukses dhe mënyrën më të mirë mundshme pandeminë Covid 19 në Kosovë…një prioritet i lartë i yni mbetët evitimi dhe largimi i të gjithave listave të pritjes. Tashmë kemi arritur të bëjmë për rezonancën magnetike dhe të njëjtën shembull do të ndjekim me Klinikën e Kardiologjisë dhe Klinikën Vaskulare klinikat tjera ku kemi lista të pritjes…kemi kërkesa edhe për juve si qeveri në radhë të parë punëtorëve shëndetësor duhet të iu krijohen kushtet shumë më të mira për punë, përmirësim të kushteve të punës. Mbrojtjes në punë dhe natyrisht mendojmë që punëtorët shëndetësor e meritojnë të kenë vendin e tyre të merituar në mjekësi dhe shoqërinë kosovare. Infermierët dhe mjekët meritojnë paga më të mira dhe stimulime më të mira për punën që po e bëjnë”, tha ai.

    Ndërsa, drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani ngriti shqetësimin lidhur me adaptimin e objektit të ri të emergjencës për Covid-19.

    Lenjani: Kosova nuk është vetëm Covid

    “Shqetësimi im që nga fillimi i pandemisë ka qenë që Kosova nuk është vetëm Covid. Shqetësimi është çka të bëjmë me sëmundjet mjekësore jetë kërcënuese dhe traumat. Ideja e fillimit të komisionit për hartimit”, tha ai.

    Javëve të fundit ka pasur ulje të rasteve me Covid pozitiv për dallim nga muaji korrik dhe gusht.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.