×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla nis ndryshimin në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës: “Një në Shërbim, Një në Ministri”

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Për herë të parë pas 12 vjetësh të funksionimit të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, në pajtim të plotë me dispozitat përkatëse ligjore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka realizuar caktimin në detyra në formë të rotacionit të rregullt për personelin diplomatik dhe konsullor, sipas konceptit “Një në Shërbim, Një në Ministri”.

    Ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, sot bëri të ditur se për qëllimet e lartcekura do të kthehen nga misionet që të shërbejnë në ministri më shumë se pesëdhjetë anëtarë të personelit diplomatik dhe konsullor, të cilët kanë përfunduar mandatin e rregullt 4-vjeçar, si dhe ata që për më shumë se tetë vjet nuk janë kthyer asnjëherë për të shërbyer në ministri.

    Bazuar në kompetencat ligjore dhe rekomandimet e përcjella nga paneli i brendshëm për shprehje të interesit, ministrja Haradinaj – Stublla ka emëruar që të shërbejnë në misionet e Kosovës më shumë se 30 anëtarë të Shërbimit të Jashtëm, zyrtarë të karrierës, të cilëve për më shumë se 11 vjet nuk iu është dhënë mundësia për të shërbyer jashtë vendit.

    Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se nga këta profesionistë, me përvojë në fushat përkatëse, që do të ushtrojnë funksionet në çështjet diplomatike dhe konsullore, ka kërkuar të ushtrojnë me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, aktet ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Kosovës.

    Duke falënderuar të gjithë diplomatët që shkojnë në misione dhe ata që kthehen për të shërbyer në ministri, ministrja e Jashtme ka shprehur besimin se diplomatët e porsaemëruar do t’i shërbejnë me nder Kosovës dhe do ta përfaqësojnë interesin e saj kudo që shkojnë.

    Ky proces i rëndësishëm për shërbimin e jashtëm, është realizuar në transparencë të plotë, udhëhequr nga parimi i meritës dhe barazisë, bazuar në kualifikimin profesional, përvojën e punës, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe certifikimet përkatëse për shërbimet konsullore të secilit kandidat të emëruar.

    Caktimet në detyra specifike në misionet jashtë vendit, në nivelet e rangut përkatës janë bazuar në nevojat e shërbimit dhe gatishmërinë e çdo të punësuari që të shërbejë në Ministri ose kudo jashtë vendit sipas nevojave të Ministrisë në zbatim te Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, neni 3 dhe 4 i shtojcës II.

    Në zbatim të neneve 7 dhe 9 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, neni 6, paragrafi 1.3 të Rregullores QRK – NR. 04/2014 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.02/2009 për Shërbimin e Jashtëm, dhe neneve 9 dhe 10 të shtojcës II, të gjithë zyrtarëve në ministri me gradat përkatëse diplomatike apo konsullore iu është dhënë mundësia, të shprehin interesimin për të shërbyer jashtë shtetit në pozitat adekuate, thuhet në një komunikatë për media të MPJD-së.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.