×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj bërë thirrje për unitet që të mos rrezikohet siguria nacionale

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përmendur gjykatën në Hagë, gjykatat e UNMIK-ut e EULEX-it, ka thënë se është bërë shumë, pasi qe 20 vite Kosova merret me gjykata dhe ish-luftëtarët e UÇK-së dalin të pafajshëm.

    Haradinaj ka thënë se ishte dhe mbetet kundër gjykatës Speciale, pasi ajo do të duhej të ishte në Kosovë dhe jo në ndonjë vend tjetër për shkak se kjo gjykatë do të kishe më pak jehonë.

    Sipas tij, dy pozicionet e kundërshtimit të tij në atë kohë nuk kanë qenë politike por ligjore.

    “Është e habitshme se si në momentin që Thaçi niset për Uashington por Kosova ia ka dhënë asaj gjykatë atë diskrecion”, tha ai.

    Haradinaj, ka folur për Raportin e Dick Martyt, i cili inkriminon UÇK-në, mbi pretendimet e të cilit edhe u ngrit Gjykata Speciale.

    Haradinaj ka thënë se është e çuditshme se si nuk është ngritur njëherë një gjykatë speciale për krimet në Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, duke përmendur krimet e llahtarshme të Serbisë në këto dy fshatra.

    “Është e çuditshme që për Krushën, për Krushën e Madhe dhe të Vogël s’ka një gjykatë. Nuk po flas për Mehën e të tjerat, por vetëm për dy Krushat. Është e habitshme që një eurodeputet në vend se me i dhanë prioritet çështjes së Krushës, Mehës, apo Studimes, i ka dhënë përparësi veprave që i ka shkruar në raport”, tha Haradinaj.

    Haradinaj ka treguar edhe për momentet kur i ishte kërkuar vota për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar pse nuk e ka votuar.

    “Kur më është kërkuar vota nga aleatët dhe partnerët vendorë për me votu gjykatën, atëherë vota jonë ka qenë JO për dy parime. E para është bërë investim për ndërtim të një sistemi të drejtësisë nga bashkësia ndërkombëtare. Unë kam mëndu që ne e pranojmë dështimin dhe paaftësinë për ndërtimin e një sistemi e drejtësisë. Parimi i dytë, ka qenë drejtësia selektive. Si ka mundësi të hetohen vetëm udhëheqësit e UÇK-së, jo kryesit e krimeve. Por, me logjikën që t’i gjejmë krimet përmes krerëve të UÇK-së”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

    Haradinaj, veç tjerash, ka thënë se në këtë periudhë Kosovës i janë grumbulluar problemet.

    Ai ka bërë thirrje për unitet, në mënyrë që të mos rrezikohet stabilitet dhe siguria nacionale.

    “Kosovës i janë grumbulluar sfidat, problemet. Pandemia është një problem, që po e shkakton problemin tjetër me ekonominë. Pastaj lëvizja me institucione ka sjell probleme të tjera. Gjykata Speciale, e dialogu me Serbinë, janë probleme të mëdha. Si Kosovë, përkundër faktit se kemi dallime, nuk besoj që do ta rrezikojmë stabilitetin nacional dhe sigurinë në Kosovë. Nuk është lehtë dhe do të ketë sfida”, tha ai.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.