×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hapet ekspozita për vizitën e senatorëve amerikan në Kosovë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Në sheshin “Zahir Pajaziti”, është hapur ekspozitë, ku u prezantuan fotografi nga vizita e delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, para 30 viteve.

    Zëvendësministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Engelbert Zefaj, ka thënë se kjo ekspozitë e cila po prezantohet për herë të parë, tregon se për popullin shqiptar filloi një epokë e re.

    Zefaj: Në 30 vjetorin e kësaj ngjarje historike filloi një histori e re për Kosovën

    “Kam nderin që para jush të prezantojmë një ekspozitë të fotografive, të cilat janë fotografi që po ekspozohen për herë të parë, në 30 vjetorin e një ngjarje historike, ku filloi një histori e re për Kosovën dhe popullin e vet. Ishte një ngjarje ku Senatorët e popullit Amerikan filluan për të sjell lirin pavarësinë̈ dhe demokracinë̈ e vendit”, ka thënë ai.

    Autori i ekspozitës, Hazir Reka, ka thënë se përmes këtyre fotografive të gjithë e kanë mundësinë të shohin se çka ka ndodhur para tridhjet viteve në këtë shesh.

    Reka: Përmes ekspozitës e keni rastin me pa çka ndodhi para tridhjet viteve në këtë shesh

    “Për të gjithë ju që nuk e keni pas rastin me qen prezent në atë pritje madhështore dhe në atë dhunë të tmerrshme, atëherë sot e keni rastin me pa se çka ndodhi para 30 vite në këtë shesh”, ka thënë ai.

    Në gusht të vitit 1990, kur Kosova ishte një krahin administrative në jug të ish-Jugosllavisë, një delegacion i shtatë senatorëve Amerikanë, udhëhequr nga senatori Bob Dole, erdhi në Kosovë në një mision për të mësuar të vërtetën.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve...
    Sport23 Prill 2024
    Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë në garat evropiane, që do të zhvillohen gjatë verës. Xhelal Mumini do të gjykojë në FIBA...
    Sport23 Prill 2024
    Boksierja Donjeta Sadiku e cila ka fituar normën Olimpike ka vazhduar me përgatitjet në Durrës ku do të qëndrojë 12 ditë, pastaj...
    Sport23 Prill 2024
    Pas triumfit në derbi, i cili vlente më shumë për Interin pasi u kurorëzua kampion i Italisë, Kristjan Asllani foli si tifoz...
    Lajme23 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. “Xhevat...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.