×
  • Lajme
  • Lajme

    ​GLPS: Partitë politike nuk i tregojnë shpenzimet e as burimin e financimit të fushatës zgjedhore

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkon që partitë politike të bëjnë transparente shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke i publikuar në KQZ në kohë të gjitha të hyrat.Në një konferencë për media, Njomza Arifi, menaxhere e programeve në këtë organizatë, ka thënë se subjektet politike nuk janë publikojnë shpenzimet e tyre gjatë zgjedhjeve.” Për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 nuk ka raport të auditimit për shpenzimet e bëra nga partitë gjatë fushatës zgjedhore. Në listën e emrave të donatoreve nuk figurojnë bizneset si financues. Që nga pas lufta shumica e partive e kanë mbajtur të fshehtë shumën e shpenzimeve”,ka thënë Arifi.

    Në këtë drejtim, këto janë kërkesat e Grupit për Studime Juridike dhe Politike:• GLPS bën thirrje që partitë politike të bëjnë transparente shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke i publikuar në kohë të gjitha të hyrat dhe shpenzimet në një mënyrë që të jenë të qasshme për çdo qytetar
    • Partitë politike duhet të publikojnë listën e të gjithë donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktivitetet e tyre në mënyrë që të parandalohen aferat e mundshme korruptive në mes të partive politike dhe donatorëve të tyre, sidomos gjatë procesit të tenderimit publik. Prandaj, duhet evituar të gjitha donacionet nga të cilat dhuruesi në mënyrë të qartë mund të përfitoj ndonjë avantazh ekonomik. Të gjitha donacionet të kenë të përfshire emrin dhe numrin e regjistrimit për personat juridik, dhe për emrin, mbiemrin dhe adresën për personat fizik;

    • Partitë politike të mbesin në kuadër të limiteve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;• Çdo parti politike duhet të autorizojë një zyrtar financiar që mban përgjegjësinë për regjistrimin e të ardhurave, shpenzimin e mjeteve, dorëzimin e raportit final të mjeteve të harxhuara dhe përgatitjen e raportit financiar të fushatës zgjedhore. Ky zyrtar financiar dhe kryetari i subjektit politik janë ligjërisht përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave të cilat duhet të dorëzohen në KQZ. Gjithashtu çdo subjekt politik duhet të ketë dëftesat për të gjitha shpenzimet që tejkalojnë shumën prej njëqind euro (100 €);• Raportet financiare për shpenzime gjatë fushatës zgjedhore duhet të përfshijnë edhe ato nga degët dhe pjesët përbërëse të tyre, për periudhën që fillon nëntëdhjetë (90) ditë para zgjedhjeve dhe me mbarim në ditën e zgjedhjeve. Raporti financiar dorëzohet jo më vonë se dyzetë e pesë (45) ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve;• Gjithashtu, ftojmë KQZ-së që sipas kompetencave ligjore të rregulluara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloret mbi Financimin e partive politike dhe sanksionet, të i’u shqiptoj gjoba partive politike të cilat vonohen në dorëzimin e raporteve financiare.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që...
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.