×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Gjykatat janë të ndikuara politikisht”, kërkohet që të trajtohen dosjet për dëmet e luftës

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosje në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

    Meqë padia e bërë sot përkoi me fushatën zgjedhore, drejtori i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka apeluar tek subjektet politike që të fusin në programet e tyre edhe çështjen e dëmeve të luftës.

    Ai tha se deri më tani nga gjyqësori kanë marrë vetëm përgjigje negative për shkak siç thotë ai të ndikimit politik në institucionet e drejtësisë.

    Bejta: Partitë politike të fusin çështjen e dëmeve të luftës në programet e tyre

    “Kosova nuk do të padisë Serbinë për dëmet e luftës, gabim. Sot për herë të nëntë jemi duke i dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Tani sot kur po dorëzohen dosjet, është koincidencë që jemi në fushatë zgjedhore, ndaj i kisha pyetur pretendentët për të parin e shtetit dhe kandidatët për kryeministër se a i kanë të përfshira në programet e tyre dëmet e luftës, dhe nëse jo, gabim. Preferoj që t’i përfshijnë ato. Sa unë kam lexuar në media nuk i kanë pasur dëmet e luftës[…]Mjerisht gjyqësori jonë i ndikuar nga politika është vazhdimisht duke refuzuar paditë edhe pse në kundërshtim me dispozitat ligjore”, tha ai.

    Ai paralajmëroi se nuk do të ndalen derisa të marrin përgjigje pozitive për shqyrtimin e këtyre dosjeve.

    Bejta: Nuk do të ndalemi derisa institucionet e drejtësisë të shkëputen nga politika

    “Varet nga organet e drejtësisë së Kosovës, nëse ato shkëputen nga politika dhe fillojnë t’i shqyrtojnë, ne do të vazhdojmë[…]Ne kemi marrë përgjigje negative, gjoja se lëndët me element ndërkombëtar nuk kanë të drejt t’i shqyrtojnë pa marrëveshje ndërkombëtare dhe kryesisht thirren në jokompetencë dhe sikurse Serbia ka imunitet dhe nuk mund të paditet”, shtoi ai.

    Deri më tash organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar 120 dosje në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa sot dorëzoi 3 sosh.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard ka vizituar edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin është...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Deklarata rikonfirmon...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.