×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputeti i AAK-së: Pas reagimit tim, jepen falas tri medikamente për COVID-19

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Tri barna për shërimin e COVID-19 do të përfshihen në Listën Esenciale.

    Kjo pasi që ministria e Shëndetësisë gjatë së martës ka aprovuar propozimin e grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) që për zbatimin e masave të veçanta, AKPPM të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut për produkte për përdorim tek pacientët me COVID-19, si : Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine.

    Për çka sot, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, kka thënë se një vendim i tillë erdhi pas reagimit të tij.

    Ai ditë më parë kishte bërë thirrje institucioneve përgjegjësë që të marrin masa karshi këtij problemi.

    ‘Të dashur qytetarë pas deklarimit tim të datës 31 gusht, rreth çmimit të lartë që qytetarët paguajnë për shërim nga Covid-19, organet përgjegjëse për shëndetësinë paskan reaguar pozitivisht. Që nga dje, tri medikamentet kryesore do të jepen falas si pjesë e listës esenciale: Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine. Secili resor qeveritar, ka këshilltarë të mjaftueshëm, të cilët duhet të këshillojnë për veprime në dobi të qytetarëve, e jo të paguhen kot. Veprimet nuk duhet të merren vetëm pas presionit’, ka shkruar Syla në Facebook.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.