×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Demaliaj-LVV-së: Për 50 ditë ia dhatë tregun Serbisë në Kosovë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka interpelancë të kryeministrit Avdullah Hoti.

    E në foltore të këtij Kuvendi, foli deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

    “Është me rëndësi se duke dëgjuar kolegët, jemi duke lëvizur vetëm me deklarimet e tyre. Duke na kallëzuar histori, duke na kallëzuar data, por, i gjithë sistemi që e neverit edhe qytetarin e Kosovës është se burimi i të gjitha fjalimeve dhe këtyre interpelancave është në deklarata”, tha Demaliaj.

    Ai i është drejtuar LVV-së me disa pyetje duke iu kërkuar që të sjellin elemente që tregojnë shkelje të ligjit nga Hoti.

    “A ka mundësi partitë opozitare në këtë rast edhe iniciuese të interpelancës, të deklarojë se cilat janë shkeljet e kryeministrit Hoti, deri më tani në aspektin institucional, ligjor dhe kushtetues? A ka Lëvizja Vetëvendosje vetëm një element deri më tani që kryeministri Hoti e ka shkelur ndonjë dispozitë ligjore lidhur me politikën e jashtme dhe pjesën që po bisedohet apo vetëm janë nxitje, për shkak se keni mbetur ‘out’ me këtë problem dhe nuk keni qasje më në jetën institucionale. Për 50 ditë keni shkatërruar gjithçka, për 50 ditë ia keni shti tregun Serbisë në Kosovë, ju e keni shti mallin e Serbisë dhe e keni forcuar ekonomikisht Serbinë. Ndërsa, sot dilni e deklaroni se ka deklaruar me datën kaq filan fisteku. Folni për reciprocitetin, ka vendosur njëherë Kosova për reciprocitet, këtë mund t’ua tregoj deputetja Kusari dhe nuk është bërë pa ligj dhe ju doni ta rivendosni një ri-reciprocitet në vitin 2020. Ku i keni parakushtet lidhur me këto çështje?”, shtoi ai.

    “Sot, nga këtu po ju them se vetëm një element antiligjor, antikushtetues, zotëri Hoti s’do ta ketë votën time, as të Aleancës, po edhe ju duhet ta kundërshtoni atë e jo të krijojmë elemente të kauzës dhe britmës”, tha Demaliaj.

    Ai ka sugjeruar Vetëvendosjen të tregohet më e kujdesshme nëse duan të ndihmojnë procesin e dialogut dhe se kryeministri Hot pret ata për bashkëpunim.

    “Mos sillni kauza, e duke sjellë harta se si do dukej tash Kosova. Këtë hartë e tregon Albin Kurti qe 20 vjet. Dhe e dimë prejardhjen nga e ka marrë atë hartë. Serbia nuk na do, krejt e dimë, shumë ma shumë po dini për deklaratat e Vuçiqit se sa çka duhet të ndihmohet Qeveria e Kosovës”, tha Demaliaj.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.