×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me COVID në Britani

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Numri i të shtruarve në spital pas Krishtlindjeve ishte rritur me 15.000 në Britani, një numër i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha kapacitetet e 30 spitaleve më të mëdha.

    Drejtori ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) të Britanisë së Madhe, Simon Stevens, deklaroi se spitalet dhe punonjësit mjekësorë në vend janë nën presion të madh.

    Ai theksoi se në Britaninë e Madhe, një person shtrohet në spital çdo 30 sekonda për shkak të infeksionit me koronavirus.

    Kryediplomati britanik Dominic Raab tha për “Sky News” se deri në shtator, të gjithë të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

    Raab tha se masat kundër përhapjes së koronavirusit nuk do të hiqen menjëherë, duke shtuar se autoritetet britanike gradualisht do t’i lehtësojnë ato kur të vijë koha.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, pas zbulimit të një llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt, ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja dhe vdekjeve. Mbretërinë e Bashkuar dje u regjistruan 1.295 raste të vdekjeve nga COVID-19, ndërsa u regjistruan 41.346 raste të reja të infeksionit./tch

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.