×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Banka e Anglisë parashikon rritje ekonomike të Britanisë prej 7.25% këtë vit

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Banka e Anglisë (BoE) vlerësoi sot se ekonomia e Britanisë së Madhe është në rrugën e duhur për të arritur një rimëkëmbje më të fortë ekonomike sesa pritej më parë, falë fushatës relativisht të shpejtë të vaksinimit kundër COVID-19 në vend.

    Banka qendrore britanike ngriti parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë së pestë më të madhe në botë për 2021 në 7.25 për qind nga niveli 5 për qind në shkurt, por në të njëjtën kohë uli parashikimin e rritjes së produktit të brendshëm bruto (PBB) për 2022 në origjinal 7.25 për qind në 5.75 për qind, raporton Reuters.

    Rritja bazohet në faktin se rënia e PBB-së në tremujorin e parë prej 1.5 për qind është më pak se sa pritej dhe se kufizimet e virusit korona në aktivitetin ekonomik ngadalë po hiqen, dhe numri i rasteve COVID-19 vazhdon të bjerë.

    BoE njoftoi gjithashtu se do të ngadalësojë ritmin e blerjes së bonove pasi rrit ndjeshëm parashikimin e rritjes ekonomike. Banka në periudhën nga maji deri në gusht do të blejë bono në shumën prej 3.4 miliardë funte në javë, krahasuar me 4.4 miliardë funte të mëparshme në javë.

    “Afati i planifikuar për përfundimin e programit të blerjes mbeti i pandryshuar. Ky vendim operativ nuk duhet të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit në zhvillimin e politikës monetare,” deklaron BoE.

    Banka e Anglisë mbajti normën e interesit të referencës në një minimum prej 0.1 për qind.

    Komiteti i politikës monetare të BoE gjithashtu vendosi me një shumicë prej tetë me një, për të mbajtur programin lehtësues sasior, pra blerjen e bonove në të njëjtin nivel prej 895 miliardë funte (1.24 trilionë dollarë).

    Sipas vlerësimit të bankës qendrore, ekonomia britanike do të kthehet në nivelin para pandemisë në tremujorin e katërt 2021.

    Për sa i përket inflacionit, BE pret që indeksi i çmimeve të konsumit të rritet shkurtimisht mbi objektivin prej 2 për qind përpara fundit të këtij viti, por të bjerë në rreth dy për qind në periudhën afatmesme.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.