×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Asociacioni polarizon edhe më tej skenën politike në Kosovë, BE-ja kërkon implementimin e tij

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës po zotohet se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën, çfarëdo tendence tjetër e shohin të pazbatueshme dhe kthim prapa të dialogut Kosovë-Serbi. Por, Bashkimi Evropian që është ndërmjetësues i dialogut, është duke e pritur Kosovën të japë propozimet mbi mënyrën themelimit të Asociacionit.

    Ndërkohë rrëzim të tërësishëm të marrëveshjes po kërkon Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre nuk duhet të ketë fare Asociacion një etnik. Veprim të tillë konsideron se duhet të ketë edhe njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka. Ndërsa partneri i LVV-së në opozitë, PDK-ja kërkon kujdes nga ekzekutivi që obligimet ndërkombëtare që kanë dal nga marrëveshja e vitit 2013 të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri thotë për KosovaPress se nuk do të ketë asnjë përkushtim nga qeveria që t’i bëjnë favore Serbisë për asociacionin.

    “Tema e Asociacionit e ka një histori, e ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne i kemi ato, në kuadër të saj do të bëjmë gjithçka të akomodojmë një asociacion që nuk dallon nga asociacionet tjera, por i shërben zhvillimit ekonomik lokal. Çfarëdo tendence, çfarëdo gjykimi për diçka tjetër është kthim prapa në procesin e dialogut dhe jo seriozitet në raport me njohjen reciproke dhe përmbylljen e dialogut me një marrëveshje të paqes ku vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët. Nuk ka logjikë, dhe nuk do të ketë asnjë përkushtim tutje që ne t’i bëjmë favor Serbisë të hap kapitullin 35 pa pas një para situatë të saktë, ku dhe si jemi”, thotë Tahiri.

    Derisa në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar të implementojë marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Kosova ka ndërmarrë një obligim ndërkombëtar që të implementojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave të komunitetit serb. Mbetet te Kosova që të japë propozime mbi mënyrën e vazhdimit të implementimit të marrëveshjes”, u shpreh ai në një përgjigje për KosovaPress.

    Por presionet e tilla, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se duhet të refuzohen. Ai thotë për KosovaPress se hapja e kësaj teme për çfarëdo forme është shqetësuese dhe e rrezikshme, sidomos pas deklaratave të emisarit special për dialogun, Miroslav Lajçak se Kushtetuta nuk është bibël për t’u mos ndryshuar.

    “Me faktin se kjo temë ngritët në instanca shumë të larta, kushtëzohet vazhdimi i dialogut me themelimit të Asociacionit, bile ka thirrje nga zyrtarë të lartë të BE-së që të bëhen ndryshime kushtetuese që të jetësojnë këtë ide, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me themelimin e një OJQ siç është prezantuar, por me një strukturë politike që do të jetë hapi i parë drejtë bosnjëzimit të Kosovës. Prandaj Kosovës i mbetet vetëm një gjë, a do të impelemtohet një projekt i tillë se çdo ditë e më shumë po binden që është në kundërshtim me interesat e vendit, me idenë që me marrë një njohje nga Serbia, që pavarësisht ajo po thotë se kurrë nuk do të arrijë në dëme të vet shqetësuese së Kosovës. Prandaj kjo temë është shterpe dhe e rrezikshme hapja e saj dhe se çka duhet të bëjmë ne është që të refuzojmë këtë debat mbi këtë formë dhe çfarëdo forme të një asociacioni që ka bazë etnike të mos diskutohet dhe mos hapet”, u shpreh Abrashi.

    Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet vetëm në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

    “Çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet vetëm në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asgjë të mos jetë në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një qartësi që e kemi thënë disa herë, konsideorjmë se në këtë drejtim ne duhet ndalemi vetëm në ato pika që Gjykata Kushtetuese i ka konstatuar dhe natyrisht që ato duhet të merren parasysh…obligimet që kanë dal duhet të konsiderohet gjithsesi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me legjislacionin dhe ligjet e Kosovës, nuk do të pranojmë asgjë që cenon aktin më të lartë juridik në vend”, thotë ajo.

    E rrëzim të tërësishëm të kësaj marrëveshje ndërkombëtare po kërkon njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, i cili thotë se me aktgjykimin e kushtetueses kjo marrëveshje është juridikisht jo ekzistente.

    “Marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ishte totalisht në kundërshtim me Kushtetutën, e nenin 1 të paragrafin 1 dhe disa të tjera. Këtë rast Gjykata Kushtetuese kishte gjykuar një herë, por prapë me do kompromise politike nuk i ka numrat nenet e shkelura, por parimet. E ato janë substanca filozofike dhe logjike e Kushtetutës pasi nga një parim mund të dalin shumë norma juridike. Tani për tani meqenëse se Gjykata Kushtetuese është autoriteti final për vlerësimin e Kushtetutshmërisë, e ka vlerësuar se ajo marrëveshje ishte në kohezion me Kushtetutën dhe ajo është juridikisht jo ekzistente, nuk ekziston”, thotë ai.

    Javën e kaluar, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak qëndroi në Kosovë e Serbi.

    Në Beograd tha se ka marrë përkrahjen e palës kosovare se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të implementohet, derisa la të hapur mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të akomoduar këtë çështje brenda saj.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. Ministrja gjatë raportimit tha misioni i Ministrisë së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të...
    Sport19 Prill 2024
    Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit. Zidane ka qenë i...
    Lajme19 Prill 2024
    Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik të Kosovës. Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, i ka dërguar telegram ngushëllimi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar deklarimin e kryeministrit Kurti për marrëveshjen e 2013 dhe atë të 2015 ku bënë pjesë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Rama...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.