×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet të diskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk tundohen nga presioni i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’u takojë atyre.

    Një deklarim të tillë për KosovaPress e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Në takimin i cili do të mbahet të hënën temë diskutimi ai thotë se do jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

    Abrashi: LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit

    “Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit…21’22 Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi.

    Lidhur me deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi tha se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai thotë se as nuk janë takuar.

    Abrashi: Me PDK-në nuk ka ende asgjë konkrete, nuk kemi zhvilluar as takime

    “Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së.

    Për sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së, mocioni për rrëzim të qeverisë Hoti i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje është vetëm hipokrizi.

    Derisa beson që kjo iniciativë nuk do ketë sukses, Abrashi thotë se një veprim i tillë nga ana e LVV-së ka qenë vetëm sa për të marr vëmendje në skenën politike.

    Abrashi: Mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzim të qeverisë nuk do ketë sukses

    “Nuk besoj që do ketë sukses, nuk e shoh si një iniciativë le të themi serioze për rrëzimin e qeverisë jam i bindur se edhe ata e dinë që nuk ka rrëzim në këto rrethana politike tek e fundit unë e shoh pak edhe si hipokrizi këtë punë sepse at ana kanë akuzuar neve për mocion mosbesimi në kohë të pandemisë, ndërsa ata po e bëjnë të njëjtën…Mendoj se është thjesht një veprim politik i tyre një kërkim i vëmendjes më të madhe në skenën politike dhe si i tillë nuk besoj që do ketë sukses. E kemi parë është bllokuar numri i 30 nënshkrime në ata deputet që i kanë nuk besoj që do hasin mirëkuptim në pjesën tjetër të deputetëve”, theksoi Abrashi.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.