×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​6 këshilla si të jeni menaxher efektiv gjatë pandemisë

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Pasiguria dhe stresi i shkaktuar nga pandemia Covid-19 mund të sjellë tendosje të madhe në mesin e punonjësve Për shkak që ata mund të përjetojnë ankth, depresion dhe frikë, cilësia dhe sasia e punës mund të bjerë. Prandaj, në kohëra të tilla është e domosdoshme që menaxherët të dinë se si t’i menaxhojnë ato. Ata duhet të bëjnë shumë herë më shumë se sa kanë bërë para pandemisë.

    Më poshtë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

    Krijoni një kornizë mbështetëse

    Gjëja e parë që një menaxher efektiv duhet të bëjë gjatë pandemisë është krijimi i një kornize të fortë mbështetëse. Kjo kornizë ndërtohet nga: besimi, lidhja e fuqishme, mbulesa, kompetenca dhe qetësia. Përdorni këto elemente për të kuptuar se çfarë i duhet ekipit tuaj për të vazhduar punën me kompetencë, në mënyrë efektive, për t’u ndjerë të sigurtë, për t’u kujdesur për ta dhe për të qëndruar i lidhur me organizatën. Koordinohuni me menaxherët të tjerë në mënyrat më të mira për t’u siguruar punonjësve mbështetjen maksimale që ju duhet!

    Ofroni burime të shëndetit dhe sigurisë

    Mund të jetë e dobishme të siguroni burime për punonjësit, në rast se ata nuk dinë se ku mund t’i gjejnë, nëse nuk ndihen mirë. Ofroni këshilla për të qëndruar të shëndetshëm dhe për ta ulur stresin! Jepni informacion për shërbime të shëndetit mendor, për personat që përjetojnë shqetësime të mëdha në lidhje me pandeminë! Në një nivel organizativ, sigurohuni që t’i informoni punonjësit për çdo risi në lidhje me pandeminë, në çfarëdo fushe! E po ashtu, ua mundësoni edhe punën në distance, kur është e nevojshme!

    Jepni ndihmë shtesë

    Bazuar në kornizën tuaj të mbështetjes dhe burimet e shëndetit dhe sigurisë në dispozicion, vlerësoni se çfarë ndihme shtesë mund të jetë e nevojshme nga punonjësit. Pandemia prek njerëzit në shumë mënyra, kështu që çdo situatë do të jetë unike. Është e rëndësishme të keni një plan të detajuar për t’u përshtatur me secilën situatë dhe me secilin individ në punë. Përpiquni të ofroni ndihmë si: pushim shtesë apo fleksibilitet për punonjësit që kujdesen për fëmijët! Apo për personat të tjerë të pambrojtur, ose për ata që ju vdes dikush në familje. Ju gjithashtu, duhet patjetër të jepni pushim mjekësor me pagesë, në rast se njëri nga punonjësit i është ekspozuar Covid-19 dhe ka nevojë për trajtim.

    Jini të qëllimshëm dhe proaktiv në menaxhimin në distancë

    Me shumë punonjës që punojnë në distancë, është sfduese rregullimi i menaxhimit dhe i përshtatjes. Në një mjedis virtual është e lehtë që njerëzit të ndihen të shkëputur. Por është thelbësorë që të përqendroheni në produktivitetin dhe paraqitjen e punonjësve duke përdoruar të gjitha mjetet për t’i nxitur ata. Kjo do të thotë, që do t’ju duhet më shumë energji, që t’i menaxhoni ata më mirë, si dhe t’i bëni ata ta njohin dhe menaxhojnë më mirë vetën e tyre, kur përballen me një situatë të pazakonshme. Nëse ju si menaxher arrini t’i menaxhoni ato mirë, kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit janë të njëjtë.

    Mbaj lidhjet e punës

    Kur punonjësit punojnë virtualisht ose janë në distancë, ata do ta kenë të vështirë t’i mbajnë marrëdhëniet e punës. Ju mund të vendosni “pushime kafeje” virtualisht, për punonjësit që të shoqërohen pa u ndier nën presion të diskutojnë vetëm për punën. Ju gjithashtu mund të organizoni aktivitete të komunitetit virtual të tilla si lojëra të vogla, enigma ose klube leximi për të zëvendësuar ngjarjet e kompanisë duke qenë prezent. Mbajini oraret e zyrës siç kanë qenë gjithmonë! Sigurohuni që punonjësit të kenë mundësi të takohen virtualisht me anëtarët e tjerë të ekipit për të diskutuar punën e projektit, në vend që të komunikojnë vetëm me email!

    Praktikoni vetë-kujdesin

    Si udhëheqës, ju jeni jetikë për mirëqenien dhe kohezionin e organizatës suaj, prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni për veten. Nëse e neglizhoni veten në mënyrë që të përqendroheni në të qenit një menaxher i mirë, atëherë do të jeni ai që përjetoni paaftësi për ta menaxhuar vetën në radhë të parë, pastaj të gjithë stafin. Për më tepër, praktikimi i vetë-kujdesit mund t’ju ndihmojë të jeni një model i mirë për ekipin tuaj. /Akademi Pune

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Prill 2024
    Kujdesuni për to në këtë mënyrë dhe do të keni pemë frutore të bukura në ballkonin tuaj. Këshilla nga kultivuesit profesionistë të...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një...
    Lifestyle14 Prill 2024
    Gluteni ka nam të keq: Gjithnjë e më shumë vetë nuk e durojnë dot këtë proteinë që gjendet te gruri dhe drithëra...
    Të tjera
    Vip16 Prill 2024
    Kënga e re e Skerdit nuk do të publikohet nesër, ndonëse adhuruesit e muzikës së tij ka ditë që e presin. Këtë...
    Vip16 Prill 2024
    Reperi i njohur dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi po vjen me një këngë të re....
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka...
    Kronika16 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin e xhudistit Akil Gjakova i cili kërkohet për veprën penale “Dhunë në...
    Sport16 Prill 2024
    Të mërkurën në mesditë do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Kosovës. Padyshim që vëmendja e adhuruesve të...
    Ekonomi16 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, u mirëprit në selinë e Bankës Botërore nga zëvendëspresidenti dhe njëherësh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.