×
  • Lajme
  • Lajme

    ​51 ushtarë të FSK-së mbjellin fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    “Parku i ushtrisë” do të jetë emri tash e tutje që do të mbajë oborri i shkollës fillore në Obiliq, “Ibrahim Rugova”. Në këtë hapësirë sot u mbollën 51 fidanë, për të shënuar vitin e 51-të të Ditës së Tokës. Për këta fidanë do të kujdesen vetë nxënësit e kësaj shkolle. Gjatë së enjtes u bë thirrje për mbrojtjen e planetit dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

    51 pjesëtarët e FSK-së me po aq nxënës mbollën fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Kjo është organizuar nga OJQ “Projekti 5 cent”, me qëllim të gjelbërimit dhe ruajtjes së tokës.

    Në shënimin e kësaj dite kanë marrë pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbështesë gjithmonë të tilla aktiviteteve, duke shtuar se planeti ka nevojë për gjelbërim.

    Mehaj: Bota ka nevojë për ne

    “Bota ka nevojë për ne, ambienti, planeti, kështu që këso aktivitete do të kenë përkrahjen e FSK-së dhe ushtrisë sonë. Koordinimi do të jetë i përbashkët në tëra këto aspekte. Kjo na duhet që të inkurajojmë edhe më shumë mësimin në shkolla, që planeti me të vërtetë ka nevojë për gjelbërim, në ruajtjen e ambientit”, tha ai.

    Në vitin e 51-të të shënimit të Ditës së Tokës, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi tha se mbjellja e fidanëve sot, duhet të shërbejë si vazhdimësi e ditëve në vijim për qytetarët e Obiliqit që prioritet të jetë gjelbërimi.

    Gashi: Ushtarët janë ata që po japin jetë të re

    “Simbolika e kësaj mbjellje të drunjve halorë, është pikërisht që ushtarët janë ata që e kanë sjellë lirinë, po e mbrojnë vendin. Ushtarët janë ata që po japin jetë të re, në këtë rast për tokën. Dhe nxënësit do të jenë ata që në vazhdimësi do të jenë në përkujdesje të këtyre drunjve që po mbjellën sot”, tha Gashi.

    Mbjellja e këtyre drunjve është bërë në Obiliq, meqë konsiderohet me shkallën më të madhe të ndotjes së ajrit. Gjatë së enjtes në shumë komuna është shënuar Dita Botërore e Tokës, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e planetit.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bruskelit mes Kosovës dhe Serbisë, atë kohë nga kryeministri i...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.