×
  • Lajme
  • Lajme

    ​250 raste të reja me kancerin e gjirit, institucionet kujtohen vetëm në tetor

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Sfidat janë të shumta, kurse beteja e luftimit të saj nuk është fare e lehtë. E shëndeti i tyre me raste ende nuk konsiderohet si prioritet në familje e shoqëri. Gratë e Kosovës, të cilat po atakohen me sëmundjen e kancerit të gjirit e kanë të vështirë rrugën e betejës së luftimit. Përveç pritjeve të gjata për ekzaminime, institucionet publike ku ato i marrin shërbimet kanë mangësi të ndryshme, qysh nga stafi i pamjaftueshëm.

    Vetëm gjatë këtij viti janë konfirmuar 250 gra me këtë sëmundje. E insituticionet po kritikohen se sytë po i drejtojnë nga pacientët vetëm gjatë muajit simbolik kundër kancerit të gjirit.

    Është viti i 13-të prej kur ka nis të organizohet ecja tradicionale për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Megjithatë këtë vit nuk do mbahet, për shkak të gjendjes me pandeminë, dhe rrezikut të përhapjes së COVID-19. Tetori i njohur si muaj rozë, shënon muajin ndërkombëtarë të luftimit të kësaj sëmundje.

    Gruaja që e luftoi vet kancerin, thotë për KosovaPress, se çdo e dhjeta grua është e rrezikuar të atakohet me këtë sëmundje. Nafije Latifi, e cila është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, tregon se janë mbi 200 raste të cilat janë konfirmuar me kancer të gjirit deri në këtë muaj.

    “Çdo vjet përafërsisht atokohen rreth 340 gra. Sivjet deri në këtë muaj i kemi 250 gra të atakuara, raste të reja. Të tjera mbijetojnë vite me radhë dhe ne nuk kemi ndonjë statistikë, apo të dhënë se sa prej tyre mbijetojnë për sa vjet, dhe sa tjera e humbin betejën me sëmundjen. Sepse statistikat janë dobësi në cdo lëmi në Kosovë, prandaj edhe ne nuk i kemi”, thotë ajo.

    Gratë që tashmë kanë nisur betejën e luftimit të kësaj sëmundje, po përballen edhe me pritje të gjata për trajtim të saj. Latifi thotë se edhe në takimet që ka pasur së fundmi me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që të paktën këtë muaj të punohet për eliminimin e këtyre pritjeve.

    “Shoqëria civile mund të bëjë kaq, të informoj dhe të ndërgjegjësoj popullatën-gratë për këtë sëmundje.Janë institucionet ato që duhet të bëjnë më shumë. Ne kemi Institutin Onkologjik që tani mungon edhe lokali, mungon edhe stafi i mjaftueshëm, mungojnë barnat vazhdimisht. Prandaj, ai personel që punon aty me përkushtim aq të madh, me një vullnet të paparë ndaj pacientëve, nuk mund ta kryejë në mënyrë optimale gjithë punën e saj. Ne përveç tjerash kemi mungesa të shumta për pacientët. Përveç stafit jo të mjaftueshëm, aparaturës për diagnostikim sidomos dhe trajtim e barnave, kemi edhe nevoja të tjera”, thekson Latifi për KosovaPress.

    Thekson se ato që po kërkohen për pacientet, më shumë po sigurohen nga donacionet e shoqatat.

    “Kemi mungesë të mëdha si të parukeve, protezat gjoksore, të cilat ne për vite me radhë jemi munduar me i sigurua përmes ambasadave, shoqatave, njerëzve vullnet mirështon ajo. Kjo duhet të jetë në system, e përhershme. Jo të pritet vullneti për një sasi.Kurrë nuk mjaftojnë ato që i shpërndajmë, dhe në vërtetë me zemër të thyerë, cdo herë ndahemi me gratë të cilat nuk arrijnë t’i marrin për shkak të numrit të kufizuar të donacioneve”, deklaron Latifi.

    Sipas saj, institucionet po drejtojnë sytë nga pacientet vetëm gjatë këtij muaji simbolikë, për çka ajo kërkon edhe kujdes më të madh.

    “Prandaj kërkesa jonë ndaj institucioneve që përsëritet për vite me radhë, në çdo tetor, ne këto kërkesa i bëjmë vazhdimisht por bartësit e institucioneve na i vnojnë mendjen vetëm kur është tetorit, dhe kur është njëfarë simbolike e kthimit të syve ndaj pacientëve”, shton ajo.

    Ky muaj simbolikë këtë vit do të shënohet ndryshe. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, thekson për KosovaPress, se për të mos rrezikuar shëndetin e grave, këtë tetor nuk do të mbahen ligjeratat e zakonshme e tubimet për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje.

    “Për të mos rrezikuar shëndetin e popullatës kemi vendosur që të mos bëjmë tubime, mos të mbajmë ligjeratat e zakonshme nëpër komuna, nëpër mjedise të ndryshme ku kemi shkuar me ekspertë mjekësorë dhe i kemi informuar gratë se si mund të zbulohet dhe si të trajohet kjo sëmundje.Sivjet ato nuk do të jenë më. Ecja tradicionale për herë të 13-të për fat të keq nuk do të mbahet sepse nuk vlen rrezikimi i një jetë të pacientë. E dihet që kategoria e grave me kancer është ndër kategoritë më të rrezikuara.dhe nuk do të bëjmë tubime mu për këtë qëllim që të mos rrezikojmë gratë nga infeksioni COVID-19”, thekson ajo.

    Drejtoresha e “Jeta Vita”, Nafije Latifi u ka bërë thirrje grave që të bëjnë kontrolle, dhe të paraqiten te mjeku.Sipas saj, zbulimi i hershëm është jetë për secilën grua. Gjatë këtij muaji do të shpërndahen maskat me simbolikën e kancerit të gjirit , të cilët do të shpërndahen në sheshet e kryeqytetit dhe Institutin Onkologjik. Po ashtu, do të dekorohen më shumë se 90 drunjë të shesheve me fjonga roze.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.