×
  • Lajme
  • Lajme

    ​2 milionë euro për komunitetet jo shumicë, Hoti zotohet për proces objektiv

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    2 milionë euro për komunitetet jo shumicë, Hoti zotohet për proces objektiv

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti jo shumicë janë pritur në takim nga kryeministri Avdullah Hoti.

    Temë e këtij takimi ishte njoftimi me masën e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila lidhet në mënyrë specifike me komunitetet jo shumicë në Kosovë.

    Kryeministri tregoi se kush do te jenë përfitues të kësaj mase.

    Hoti: Tri objektivat ku do të shpërndahen mjetet

     

    “E kemi shpërndarë më herët në bazë të programit të miratuar në Qeveri një shumë prej rreth 1.7 milionë eurove mbështetje për komunitetet jo shumicë, për promovimin e kulturave, aktiviteteve të ndryshme për komunitetin jo shumicë. Kjo masë në mënyrë specifike lidhet me tri objektiva të cilat më pas do t’i diskutojmë. Në objektivin e parë është sigurimi i nevojave themelore të jetesës për persona në nevojë nga komunitetet jo shumicë këtë do të bëjmë përmes dërgimit të pakove me gjëra themelore ushqimore për persona që janë në nevojë. Madje pjesën e dytë ndihmë financiare për ndërmarrjet e vogla dhe familjare të komuniteteve jo shumicë që janë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19. Në veçanti ndihmë për punësimin e punëtorëve nga komuniteti jo shumicë. Dhe masa e tretë është ndihmë për personat e braktisur, të sëmurë dhe në moshë në formë të shërbimeve që iu ofrojmë atyre personave. Shuma të cilën do ta shpërndajmë për këto tri objektiva brenda kësaj mase është 2 milionë euro për komunitetin jo shumicë, pa bërë ndonjë ndarje mes të komuniteteve sepse besoj që madje ndarjet duhet të bëhen në bazë të kërkesave që vijnë për këto çështje”, tha Hoti.

    Hoti derisa kërkoi mbështetjen e deputetëve për identifikimin e rasteve të cilët kanë nevojë për ndihmë, ka theksuar edhe se procesi do të jetë objektiv.

    Hoti: Shpërndarja e mjeteve për komunitetet jo shumicë do të jetë objektiv

     

    “Bashkë me drejtorin dhe me stafin mbështetës do të kujdesim që procesi me qenë objektiv dhe do të ndihmojmë rasteve për nevojat që kanë dhe për të plotësuar kushtet e nevojshme në mënyrë që të mos diskualifikohen për shkak se nuk kanë arritur me i përfundu procedurat administrative që kanë qenë të nevojshme. Atë që kërkoj nga ju është mbështetjeje e jua për zbatimin efikas të kësaj mase në mënyrë që brenda këtij viti, pjesën e parë të dhjetorit të shpërndahet kjo dhe këto mjete të shkojnë në rastet m në nevojë, e di që ndoshta nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e komunitetit jo shumicë por besoj duke u përball me situatën me të cilën jemi, përveç ndihmës së parë dhe pakos gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike tash do të shtojmë edhe më tutje kujdesin e shtetit për ta”, tregoi Hoti.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka dhënë detajet e fundit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.