×
  • Lajme
  • Lajme

    ​12 zyrtarë policorë kanë vdekur nga COVID-19

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    12 zyrtarë policorë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë që mbi 1000 janë infektuar që nga marsi, kur ka filluar të përhapet virusi në Kosovë.

    Nga Policia e Kosovës po mohojnë që masat antiCovid nuk janë zbatuar nga ta, ani pse muaj më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte deklaruar se këto masa nuk po gjejnë zbatim nga inspektorët dhe zyrtarët policorë.

    Kështu u tha në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po vazhdon raportimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian.

    “Numri i vrasjeve ka shënuar rritje. Nga 19 sa i kemi pasur vitin e kaluar, 25 këtë vit. Numri i rasteve të dhunës në familje, 1861 raste kanë qenë gjatë këtij 11 mujori. Vërehet një rënie për persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka konfiskuar 1047 armë zjarri, në raport me vitin e kaluar ka shënuar rënie”, theksoi ai.

    Mehmeti tha se çdo vit ka rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, e që po ashtu ka edhe rritje të raportimit të rasteve.

    Veç tjerash ai theksoi se gjatë muajit shtator janë identifikuar 221 protesta dhe tubime.

    Mbi 14 mijë aksidente rrugore janë identifikuar vitin e kaluar, ndërkohë që gjatë këtij viti mbi 11 mijë.

    “Gjatë kësaj periudhe në kuadër të aktiviteteve policore në luftim të korrupsionit janë 566 operacione të ndryshme, 930 bastisje të lokaleve, dhe 65 plane operative. 1413 janë punuar, 852 raste të reja, 205 raste janë bartur nga vitet e kaluara. 1369 persona janë arrestuar për vepra të rënda”, ka shtuar ai.

    Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci theksoi se kryeministri Hoti pati deklaruar se zyrtarët policorë se nuk po respektojnë masat antiCOVID, duke pyetur edhe për numrin e atyre që janë infektuar. Ai ka pyetur edhe për rastet e dhunës në familje, dhe masat që është duke marrë policia.

    “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë. Por ju kisha lut që të më kurseni nga komentet… ne i kemi zbatuar masat. Prej marsit të këtij viti, kemi marrë masa, dhe fatmirësisht nuk jemi afektuar operacionalisht. 293 janë aktivë me COVID-19, 12 prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë infektimit. Në izolim 234 pjesëtarë, 1143 janë infektuar”, tha ai.

    Ai ka folur edhe gjobat e shqiptuara, i cili tha se mos-respektimi i masave i ka detyruar që të shqiptohen shumë prej tyre.

    Ndërkohë nuk mohoi se ka pasur tejkalim të kompetencave.

    Gjatë vitit 2020, janë identifikuar edhe 18 raste për shërbime të prostitucion, ku janë strehuar 7 viktima.

    Ndërkohë që Mehmeti nuk deshi të flas për deklaratat e Hotit, dhe sa nuk janë etike dhe profesionale që të përgjigjet, ka reaguar deputetja Ganimete Musliu, e cila tha se nuk është mirë t’iu drejtohet deputetëve kështu.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.