×
  • Lajme
  • Lajme

    ​11 mijë e 134 raste aktive me COVID-19

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, (IKSHPK) ka njoftuar edhe për 264 rate të reja me COVID-19. Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive, numri total i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 49 mijë e 169.

    Sipas të dhënave të IKSHPK-së nga ky numër 36 mijë e 773 kanë arritur që të shërohen nga SARS CoV2. Mirëpo janë edhe 1 mijë e 262 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

    Ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së COVID-19, institucionet shtetërore e shëndetësore kanë marrë një varg masash. Masa këto të ndryshme që nga shfaqja e këtij virusi vdekjeprurës.

    Aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 134 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.

    Mes tjerash në njoftimin e IKSHPK-së thuhet edhe se “Me datën 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur tek disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome. Duke marrë parasysh këtë situatë presupozohet se ky variant përhapet më shpejtë se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë. Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë së infeksionit. Disa raste janë raportuar në Danimarkë, Holandë dhe sipas medieve edhe në Belgjikë. Jemi duke përcjell me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend”.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me...
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.