×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Zyra e auditimit përfundon me sukses auditimet për Pasqyrat financiare vjetore 2019

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Përkundër kushteve të rënda të punës si pasojë e COVID-19, Zyra Kombëtare e Auditimit sot ka përfunduar raportin vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të buxhetit të Kosovës për vitin 2019, duke përmbyllur kështu me sukses të plotë vitin e auditimit.

    Përveç performancës financiare të Qeverisë, raportet e kësaj zyre kanë ofruar informata shtesë edhe për fushat tjera që kanë të bëjnë me afarizmin e ndërmarrjeve publike, performancën e shpenzimeve të fondeve publike, si dhe zbatimin e procesit të prokurimit e raportimit financiar.

    Gjatë vitit raportues Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar 95 organizata buxhetore me një buxhet të përgjithshëm rreth 2.5 miliardë, 14 ndërmarrje publike në fushën e telekomunikimit, furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbeturinave, 13 auditime të performancës si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve.

    Me rastin e përfundimit të vitit auditues, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se fokusi parësor kanë qenë vlerësimet për cilësinë e raportimit financiar, dizajnimin dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

    “Përmes procesit të auditimit kemi konstatuar se ka një progres të lehtë në fushën e raportimit financiar, por mangësitë dhe dobësitë më të theksuara vazhdojnë të mbeten në aktivitetet ekzekutive të buxhetit ku shumë projekte kapitale fillohen pa fonde të mjaftueshme, dhe për shkak të kësaj, ato rrallëherë përfundohen me kohë, ndërkohë që mbikëqyrja nuk parandalon devijimet e shumta nga kushtet e përcaktuara me kontrata”, tha ai.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar nga Qeveria të forcojë disiplinën financiare, pasi shumat e detyrimeve të papaguara dhe llogarive të arkëtueshme kanë arritur shifra të larta, dhe pa dyshim janë sfidat kryesore të Qeverisë derisa regjistrimi dhe menaxhimi i pasurive paraqesin një problem të përsëritur prej shumë vitesh, dhe progresi në këtë fushë është i varfër.

    Zyra Kombëtare e Auditimit më 15 shtator fillon vitin e ri të auditimit dhe aktualisht në mënyrë intensive po punohet në planin vjetor të punës 2020/21.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Analisti Arjan Curri ka deklaruar se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Deputetja nga radhët e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se dhuna në familje, e sidomos ndaj gruas, është dukuri që po...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj ka komentuar raportin aktual mes Santianës dhe Bucit. Ajo është zotuar...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Opinionisiti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për situatën e Bucit dhe Santianës, ku ka përfshirë edhe banorët e...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Pas marrjes së letrës nga i dashuri i Santianës, Bucit i është kërkuar të ndajë mendimin e tij rreth kësaj. Buci ka...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, dy personazhet më të komentuara këto ditë...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Santiana sonte ka marrë një letër nga i dashuri i saj, ku përpos zhgënjimit, ai shfaqi edhe mbështetjen për të. Ai i...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Avokati i njohur Besnik Berisha, ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.