[wp-story]

Bota/Rajoni

​‘Zona e kuqe’ po përhapet në Evropë

​‘Zona e kuqe’ po përhapet në Evropë
20:22 | 05 Tetor 2020

Në hartën epidemiologjike të BE-së ndodhen 10 vende në zonën e kuqe ku numri i infeksioneve të koronavirusit tejkalon 120 për 100,000 banorë.

Në “zonën e kuqe” në hartën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit janë Spanja (319 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit), Republika Çeke (303), Franca (245), Holanda (231), Belgjika (206), Luksemburgu (161), Islanda (158), Hungaria (129) dhe Danimarka (128), dhe tani kësaj zone i bashkohet Britania e Madhe (135).

Britania e Madhe ka tejkaluar kufirin e gjysmë milion raste të konfirmuara të COVID-19 dhe shërbimet shëndetësore britanike raportuan 22,961 raste të reja të konfirmuara dje.

Katër vende të tjera janë shënuar si “në rrezik” kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19 – Rumania (116), Austria (114), Sllovakia (106) dhe Irlanda (105).

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera