[wp-story]

Lajme

​Zjarrfikësit kundër Buxhetit 2021, letër publike institucioneve shtetërore

​Zjarrfikësit kundër Buxhetit 2021, letër publike institucioneve shtetërore
17:57 | 30 Dhjetor 2020

Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pasi konsiderojnë se janë anashkaluar nga planifikimi i Buxhetit dhe ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Sindikata e Zjarrfikësve me këtë rast i është drejtuar me një letër publike të gjitha institucioneve shtetërore, përmes së cilës kërkon që të reflektojnë pozitivisht dhe zjarrfikësve t’ju ipet prioritet ashtu siç e kanë edhe profesionin e shenjtë, misionin, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.

Ky është reagimi i plotë pa ndërhyrje e Sindikatës së Zjarrfikësve:

Dje Kuvendi i Kosovës mbajti seancën ku në rend të ditës ishte edhe planifikimi i Buxhetit dhe ndarjet buxhetore për vitin 2021, Zjarrfikësit e Kosovës me kureshtje e përcollën punën e Kuvendit, se ndoshta institucionet e vendit më në fund do të reflektojnë pozitivisht dhe Zjarrfikësve do t’ju ipet prioritet ashtu siç e kanë edhe profesionin e shenjtë, misionin, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.

Pritja ishte pasi që Sindikata edhe ketë here ju drejtua me shkresë që zjarrfikësit mos të anashkalohen, kemi kërkuar që fillimisht të ndërpriten Diskriminimet dhe shkeljet ligjore qe rëndojnë mbi supet e zjarrfikësve vite me radhë me dekada

Kërkesa drejtuar Qeverisë se Kosovës Ministrive përkatëse, Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, Kryetarëve të gjitha Grupeve Parlamentare, Komisionit per Siguri në Kuvend, nuk ju tërhoqi vëmendjen dhe u bënë të shurdhër thuaja se çdo gjë është në rregullë me ketë Shërbim, nuk mjaftoi as letra e hapur publike të gjitha Ministrive relevante vendimmarrëse, MPB-es, Ministrisë se Financave dhe Transfereve, Komisionit për Siguri ne Kuvend qe ju drejtuam, ku kërkuam me urgjencë të diskutohet qeshtja e pazgjidhur e pa zgjidhur e zjarrfikësve te Kosovës.

Ne vazhdimësi takuam dhe kontaktuam me te gjitha Qeveritë pa dallim , me secilin Kryeministër, vite me radhë, se fundi kishim takim edhe me Kryeministrin Hoti dhe Zv. Kryeminstrat, Tahiri dhe Selmanajn, të cilët i njoftuam gjithashtu për gjendjen e rëndë dhe te papranueshme qe ka kapluar Zjarrfikësit e Kosovës.

Mirëpo si çdo here asgjë konkrete asnjë përgjigje dhe qasje serioze per te zgjidhur problemet e akumuluara vite me radhë jemi te befasuar me institucionet relevante Qeveritare, ministrive përkatëse te befasuar me qëndrimet e deputetëve dhe te gjithë atyre qe ju drejtuam, qe së paku tek institucionet përgjegjëse te ngritët qeshtja e pa zgjidhur, ose të diskutohet si problem i paraqitur në shërbenin Emergjent te domosdoshëm për siguri, por zjarrfikësit edhe një here u dëshpëruan dhe u anashkaluan si çdo here deri me tani pa drejtësisht dhe ne mënyre te turpshme.

Kërkesat tona janë të drejta, të bazuara në ligje, kemi kërkuar kushte për punë, pajisje të sigurta që ofrojnë siguri për shëndetin dhe jetën tonë, kemi kërkuar të zgjidhet statusi juridik, te definohen kompetencat menaxhuese, të dihet se kush është punëdhënësi dhe kush duhet të përkujdeset per krijimin e kushteve për punë dhe obligimeve që kanë karshi zjarrfikësve.

Deputetet dhe institucionet tona nuk e dinë se si veprojnë Zjarrfikësit, si është me rreziku jetën për të shpëtuar të tjerët, nuk e dinë sa zjarrfikës janë ne Vendin tonë, ose ne Komunat prej nga kanë ardhë dhe i përfaqësojnë, nuk e dinë se zjarrfikësit nuk kanë as Pajisje personale, me automjete te stervjetruara, të cilat nganjëherë duhet për ti shtyrë për ti ndezë, pa sigurime shëndetësore, pa përkujdesje institucionale, pa kontrollime sistematike mjekësore, të pa mbrojtur edhe sa i përket shpenzimeve të lëndimeve në punë, mosha mesatare e zjarrfiksëve 48 vjeqar, me pagat me të ulëta ne nivel vendi, Zjarrfikësit janë i vetmi shërbim qe nuk kompensohen per ndërrime të natës, festat dhe orët jashtë orarit të punës, të përbuzur, te injoruar të denigruar edhe profesionalisht, duke i detyruar të punojnë edhe punë jashtë domenit dhe përshkrimit të vendit të punës, kjo gjendje e krijuar e papranueshme dhe e papërballueshme.

Kjo ndodhë se asnjëherë Përfaqësuesit institucional nuk zbritën në teren dhe për se afërmi të interesohen se si është te jesh Zjarrfikës edhe pse qe nga viti 2010 në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kemi pasqyruar gjendjen reale dhe kemi kërkuar që të behët zgjidhje, që të ngritën kapacitet, që zjarrfikësit te jenë të gatshëm te ballafaqohen dhe të ofrojnë ndihmë kurë do që qytetarët e kërkojnë ne qfar do situate emergjente.

Heshtja sot ne kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur karshi problemeve të shërbimit të zjarrfikëseve është e turpshme dhe fyese, injorimi që ju behet zjarrfikësve është i pa pranueshëm, nuk e meritojnë këtë tretman, sot në sallë kishte Deputet qe me parë kanë pasë poste Ministrash dhe shumë mirë e njohin problemin e krijuar dhe premtimet qe i kanë dhënë dhe kur nuk i realizuan, zhgënjyese dhe papërgjegjësi totale, si është e mundur që asnjë hap para të mos bëhet qe sa vite, si s’ju vjen turp, a e kuptojnë se çfarë force për mbrojtje dhe shpëtim ka Kosova dhe a e kuptojnë se edhe familjet e tyre dhe pasuria e tyre mund te jenë të rrezikuara dhe ndihmë pikërisht ju duhet te kërkohet nga zjarrfikësit Shpëtimtarë te nëpërkëmbur dhe te pa mbështetur

Zjarrfikësit edhe gjat pandemisë u diskriminuan dhe u anashkaluan, askush nuk u interesua per ketë kategori te punësuarve, sepse zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë përkujdesje institucionale, nuk kanë punëdhënës dhe as buxhet per te zhvilluar kapacitetet dhe per tu përgatitur per tu ballafaquar me sfidat e mundeshëme për qka edhe janë të thirrur.

Ne fund një pyetje per te gjitha institucionet, a e dinë sa ka investime ne shërbimin e zjarrfikësve, sa ka investime ne shërbimin e zjarrfikësve? dhe sa është buxheti per zjarrfikës? Nuk e dinë, sepse nuk kanë interes dhe numri i zjarrfikësve është i vogël dhe nuk e kanë interesin e votave, ndryshe nuk mundemi ta kuptojmë ketë heshtje te turpshme te institucioneve tona.

Ne do te angazhohemi dhe do te jemi këmbëngulës ne te drejtat tona, do te ndjekim te gjitha rrugët dhe format e mundshme qe me ne fund ti bindim dhe ti detyrojmë institucionet qe te kryen obligimet ligjore qe kanë ndaj Zjarrfikësve Shpëtimtarë

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera