[wp-story]

Lajme

​Zgjedhën prorektorët e Universitetit të Ferizaj

​Zgjedhën prorektorët e Universitetit të Ferizaj
11:34 | 05 Tetor 2020

Këshilli drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot, , ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Sipas një njoftimi, Këshilli Drejtues, me shumicë votash, ka zgjedhur Prof. Dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. As. Dr. Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Këshillin Drejtues që votuan propozimet për prorektorë dhe tha se tanimë Universiteti është i kompletuar nga ana menaxheriale dhe premtoi se do të bashkëpunojnë në maksimum për të mirën e UShAF.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera