×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Prioritet im është që qytetarët të marrin shërbimet në Kosovë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, në mënyrë që qytetarët te mos kenë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit, e që numri i tyre është enorm.

    Ai u zotua se do të insistojnë maksimalisht që asnjë mjek në Kosovë të mos mbetet i papunë.

    Zemaj gjatë takimit me drejtorët e klinikave të QKUK-së, tha se qëllimi i këtyre takimeve është që të jenë së bashku në këtë kohë dhe të koordinojnë aktivitetet në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

    “Ne jemi të interesuar që të ngrisim kapacitetet dhe të ju ndihmojmë, por duke kërkuar llogari dhe transparencë. Ne komunikojmë me dokumente dhe letra. Unë do të shoh mundësinë që këtë komunikim ta shndërrojmë në komunikim fizik. Unë jam ithtar i kësaj dhe do të jem çdo kohë dhe do të jem edhe fizikisht, që të jemi koshient dhe të shfrytëzojmë ndihmën e partnerëve. Një ndër prioritetet e mia është që qytetarët të marrin shërbimet në Kosovë e jo në numër enorm të dalin jashtë vendit”, ka theksuar ai.

    Zemaj tha se në kohën në të cilën Kosova po kalon, marrë parasysh që tash njihemi me virusin, duhet të kthehen shërbimet në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

    Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se sot do të adresohen tri tema: Menaxhimin e pandemisë, ngritja e disiplinës dhe planet e rikthimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

    Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Lajme15 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të...
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati...
    Lajme14 Mars 2025
    Një person është ther me thikë në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.