Lajme

​Zemaj paralajmëron decentralizimin e testimeve për Covid-19 edhe në 6 qendra rajonale

​Zemaj paralajmëron decentralizimin e testimeve për Covid-19 edhe në 6 qendra rajonale
17:07 | 20 Gusht 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se testet serologjike që bëhen në laboratorët privatë në Kosovë janë shkencore dhe cilësore. Ai ka paralajmëruar decentralizimin e testimeve për Covid-19 edhe në 6 qendra rajonale. Derisa ka theksuar se lehtësimi i masave restriktive do të jetë e kontrolluar.

Në vazhdën e vizitave nëpër qytete të Kosovës, kreu i shëndetësisë të enjten qëndroi në qytetin historik të Prizrenit, ku Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti i dhuroi një autoambulancë dhe sasi të oksigjenit.

Zemaj: Deri më tani nuk ka ndonjë vërejtje në cilësinë e laboratorëve

“Nga informacionet zyrtarë dhe raportet që kam marrë deri më tani nuk ka ndonjë vërejtje të aspekteve shkencore dhe cilësive të atyre laboratorëve që japin këto shërbimeve. Ndërsa nevoja për testime është duke vazhduar, ne jemi në përfundim të procedurave për zgjerim të testimeve në 6 rajonet tona edhe me laborator molekular dhe serologjik”, tha ai.

Ndërkohë u shpreh insistues që hapja e masave restriktive të jetë e kontrolluar.

Zemaj: Po insistojmë që hapja e kontrolluar të bëhet bashkërisht me qytetarë

“Po insistojmë që hapja e kontrolluar të bëhet bashkëarisht me qytëtrë dhe gjithë të tjetë. Nëse vazhdojmë me disiplinë dhe respektim të masave do të ketë vlerësim të saktë dhe korrekt”, tha ai.

Gjatë vizitës në Prizren u bë publike edhe raporti 24-orësh i situatës epidemiologjike me Covid-19, ku 13 persona kanë humbur jetën e 158 tjerë kanë rezultuar pozitiv nga 471 mostra të dyshuara.

Pavarësisht kësaj, drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani tha se trendi është drejt rënies.

Ramdani: Brenda 24 orëve, 13 të vdekur, 158 raste pozitive dhe 245 të shëruar

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët e mikrobilogjisë molekulare janë testuar 471 mostra të mara nga SSHKUK, gjurmimi i rasteve në terren dhe në laboratorët private, të cilave rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 rasteve të vdekjeve. Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639, u shpreh ai.

E, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi tha se gjendja klinike e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen vazhdon të jetë e rëndë.

Krasniqi: Gjendja e pacientëve vazhdon të jetë e rënduar

“Aspekti klinikë i pacienteve të prekur nga Coivid vazhdon të jetë i rënduar në klinikat e QKUK dhe në spitale rajonale”, tha ai.

Ndërkaq, nikoqiri, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se respektimi i masave duhet të jetë prioritet.

Haskuka: Pandemia na tregoi sa i rëndësishëm është sektori i shëndetësisë

“Spitali rajonal i Prizrenit ka qenë pas QKUK spitali i dytë që ka ofruar shërbime për pacientët me Covid… Ne si Komunë kemi një bashkëpunim të mirë dhe me ministrin kemi diskutuar pikat ku mund të kemi bashkëpunim më të mirë… Pandemia na tregoi sa i rëndësishëm është sektori i shëndetësisë e mantelbardhët dhe këtë sektor duhet ta marrim si prioritet në të ardhmen.. Ne si komunë kemi prioritet që të gjithë qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme”, u shpreh ai.

Pjesë e kësaj vizitë ishte edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila shprehu përkrahjen e Qeverisë për komunën e Prizrenit dhe qytetarët e saj.

Balaj-Halimaj: Jemi këtu për ta mbështetur fuqishëm Komunën e Prizrenit

“Jemi këtu për ta mbështetur fuqishëm komunën e Prizrenit nëpërmjet Spitalit të kësaj komune që është më i madhi pas QKUK-së….Dua t’i siguroj qytetarët e Prizrenit se kemi marrë zotimin se secili pacientë që ka të nevojshëm hospitalizimindo të hospitalizohet”, tha ajo.

Ministri Zemaj dhe zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj gjatë ditës sotme vizituan edhe kryetarin Haskuka dhe QKMF në këtë qytet./E.Zeqiri

Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Të tjera