Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Pa vonesa po tentojmë ta funksionalizojmë Fondin për Sigurime Shëndetësore dhe Ligjin për sigurime shëndetësore

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancën e sotme e ka ngritur si çështje sigurimet shëndetësore të cilat ende nuk i gëzojnë qytetarët e Kosovës edhe 20 vite pas luftës.

    Ajo kërkoi një afat se kur mund të kenë qytetarët e Kosovës sigurimet shëndetësore.

    “Siç e dini ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovë por asnjëherë nuk është implementuar. Çfarë është duke bërë Ministria e Shëndetësisë a është duke punuar për ndonjë projektligj të ri apo kjo çështje do zvarritet në pafundësi. A mundeni me na e dhënë një zotim se kur qytetarët e Kosovës do i kenë sigurimet shëndetësore”, theksoi ajo.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se tashmë e kanë të draftuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe se po tentojnë që pa vonesë të funksionalizohet Fondi për Sigurime Shëndetësore, por edhe të nisë implementimi i këtij ligji.

    “Implementimi i kësaj skeme është proces kompleks dhe po punojmë me intensitet maksimal që sigurimi shëndetësor të realizohet sa më parë. Është fakt që pandemia e ka vështirësuar situatën por Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, tenton që pa vonesa, në mënyrë eksplicite, ta funksionalizojë jo vetëm Fondin për Sigurime Shëndetësore por edhe fillimin e implemenitmit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të vijë së pari në Kuvendin e Kosovës dhe sigurisht pastaj do i nënshtrohet masave implementuese ku presin të gjithë qytetarët tanë dhe pa funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore po e shihni se sa është e vështirë edhe përmirësimi dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në nivel vendi”, tha Zemaj.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar një video ku shihet duke u pastruar rrugët e kryeqytetit. “E diele. Prishtina e pastër”,...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë. Rama tha se gjatë këtij takimi, kanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk ndërrojnë qëndrim ndaj shtetit të Kosovës, por ata kanë ndërruar qëndrim ndaj vetë problemit dhe...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot në takim kryeministrin Albin Kurti. Pasi i uroi mirëseardhjen, Nikolla e përgëzoi Kurtin...
    Lajme26 Mars 2023
    Fatmir Gashi, këshilltar për çështje ekonomike i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mospërgjegjësi dhe joprofesionalizëm,...
    Vip26 Mars 2023
    Stresi ka nisur koncertet e para pasi doli fitues nga Big Brother VIP Kosova. Reperi së fundmi performoi në një klub nate...
    Lajme26 Mars 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka thënë se antikushtetutshmëria po bëhet standard në Kosovë. Tahiri...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shërbimet e inteligjencës serbe nuk janë më të dobëta se të tjerët në rajon, por...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.