[wp-story]

Bota/Rajoni

​Zbulohet mashtrimi i madh në Kinë: Fiton 3 milionë dollarë duke shitur vaksina me ujë

​Zbulohet mashtrimi i madh në Kinë: Fiton 3 milionë dollarë duke shitur vaksina me ujë
23:26 | 16 Shkurt 2021

Kina ka arrestuar drejtuesin e një bande që fitoi gati tre milionë dollarë duke shitur vaksina të rreme kundër virusit korona, raportojnë mediat kineze.

Zyra e prokurorit të lartë të Kinës tha se Kong Mu dhe bashkëpunëtorët e tij mbushnin 58,000 vaksina me tretje fiziologjike dhe i shisnin nëpër Kinë, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.

Kong, i cili u arrestua më 25 dhjetor 2020, u mburrej klientëve se kishte marrë paketimin e prodhuesit të vaksinës falë “kanaleve të brendshme”, raporton Business Insider.

Grupi fitoi 18 milionë juanë (2.8 milionë dollarë) dhe nëntorin e kaluar, Kong shiti 2,000 doza të vaksinës së rreme një krimineli tjetër të dyshuar me emrin Lee për 61,053 dollarë, shkruan gazeta.

Lee, i cili dorëzoi 600 nga ato doza përmes kanaleve ndërkombëtare në Hong Kong më 12 nëntor, vazhdoi të bënte një fitim prej 140.000 dollarë amerikanë, njoftoi agjencia.

Mashtrimi i Kong u njoftua për herë të parë më 2 shkurt, kur rreth 80 persona u arrestuan në lidhje me mashtrimet me vaksinat, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike të Kinës.

Të hënën, Prokuroria e Lartë kineze deklaroi se do të thellojë masat e saj kundër prodhimit të vaksinave të rreme, duke shtuar se kishte më shumë se 21 raste të mashtrimit të vaksinave në shkallë të gjerë në Kinë.

Këtë muaj, Kina miratoi dy vaksina të veta për përdorim publik.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera