[wp-story]

Lajme

​Vetëvendosjes vazhdojnë t’i bashkohen bashkatdhetarët në SHBA

​Vetëvendosjes vazhdojnë t’i bashkohen bashkatdhetarët në SHBA
15:29 | 13 Shtator 2020

Në periudhën prej 1 marsit deri 1 shtator në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në SHBA janë anëtarësuar 152 anëtarë të ri.

Në mesin e tyre janë gra e burra, të rinj e studentë, punëtorë e profesionistë të lëmenjve të ndryshëm siç janë inxhinierë, juristë, programues, farmacistë, piktorë, kuzhinierë, pronarë biznesi, bankierë, etj., njofton Vetëvendosje.

Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje falënderon të gjithë shqiptarët që jo vetëm mbështesin këtë parti, por duan edhe të përfshihen aktivisht në ndryshimet e nevojshme për Kosovën.

“Lëvizja është e të gjithëve dhe fton shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëveprojmë. Kontaktoni qendrën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke klikuar në m.me/lvvshba ose dërgoni email në [email protected]”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera