×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Veliaj shpall fitoren e PS në Malësinë e Tiranës: Sot kemi një super rekord

    FrontOnline
    26 Prill 2021

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste të Shqipërisë për zonat e Malësisë së Tiranës duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe Shën Gjergjit.

    Veliaj komentoi edhe liderët politik në lidhje me teoritë për seleksionimin e kutive të votimit duke thënë se janë veçse teori konspiracioni dhe theksoi se kutitë numërohen me radhë.

    “Ka teori konspiracioni që kapet kjo apo jo kuti. Për ata që nuk kanë qenë numërues, dua të sqaroj se numërohen me radhë kutitë. Cilido lider politik që sajon teori të tilla, do ta dinte se nuk është zgjedhja e dikujt se çfarë kutie zgjedh. Kjo është arsyeja përse keni parë shumë Xhemalin sot, sepse ajo renditje e numrave dhe e kutive në zonën rurale përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës. Më vjen mirë që sot kemi një super rekord për PS, 70% me fitoren e Kërrabës dhe në Shën Gjergj. Një nga pyetjet që më është bërë shpesh mua dhe Xhemalit është për çfarë shkon në Kërrabë e Shën Gjergj kur ka kaq pak veta dhe kam thënë që për ne si socialist nuk është çështje me numra, por me njerëz”, ka thënë Veliaj./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Punëtori i një ferme në Brazil është goditur për vdekje nga një lopë të cilën kishte tentuar ta përdhunonte. 45-vjeçari, emri i...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.