Lajme

​Vazhdon seanca e Kuvendit për menaxhimin e pandemisë COVID-19

​Vazhdon seanca e Kuvendit për menaxhimin e pandemisë COVID-19
07:42 | 14 Korrik 2020

Seanca e Kuvendit të Kosovës lidhur me raportimin e kryeministrit Hoti dhe debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të vazhdojë sot në ora 10:00.

Seanca e cila nisi dje në ora 16:00, për rreth 5 orë nxiti debat të ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Debat të ashpër, kryesisht pati ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me propozim të shefit të GP-së të VV-së, Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë u ndërpre për të vazhduar sot në ora 10:00.

Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera