Kronika

​Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

​Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku
12:18 | 13 Qershor 2021

Edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut, Muhabi Shukri Islami, i lindur më 13.03.1978. I njëjti më datën 07 qershor kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij.

“Ai ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192) “, thuhet në njoftim.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera