Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Ukraina kërkon ekstradimin e 28 mercenarëve rusë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Siç njofton “Novayagazeta”, zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës ka kërkuar javën e kaluar nga agjencitë e zbatimit të ligjit të Bjellorusisë, që të ekstradohen në Ukrainë, 28 nga 33 mercenarët rusë të Wagner, të arrestuar në Bjellorusi ditë më parë.

    Kërkesa e Zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, bazohet në informacionet që i kanë për përfshirjen e 28 mercenarëve rusë, në grupe terroriste dhe luftime në rajonin e Donbasit. Në kërkesë gjithashtu thuhet se 9 nga 28 mercenarët rusë, që kërkohen për pjesëmarrje në luftime në Ukrainë, janë shtetas të Ukrainës, raporton KosovaPress.

    Organe e hetuesisë të Bjellorusisë, janë duke i intervistuar 33 mercenarët e Wagner dhe nga intervistimet e para, ka deklarata kontradiktore të tyre. Më pak se gjysma e të arrestuarve thonë se kanë pasur plan të fluturojnë përmes Minskut për Stamboll, ndërsa pjesa tjetër në vende tjera. Vlen të ceket se ndërtimi i alibisë për gjoja fluturim për Stamboll, ishte bërë nga disa bileta të aeroplanit për Stamboll, që i kishin të arrestuarit me vete, të cilave data e fluturimit iu kishte skaduar. Besohet që biletat e fluturimit për Stamboll i kishin për arsyetim gjatë hyrjes në Bjellorusi, në rast se do të pyeteshin nga organet kufitare bjelloruse për qëllimin e vizitës.

    Nga 33 mercenarët e arrestuar, rreth një e treta e tyre janë veteranë të grupit mercenar paramilitar të Wagner dhe kanë marr pjesë në luftime në Ukrainë, Siri, Libi dhe shtete të Afrikës Qendrore. Më i famshmi nga të arrestuarit është Andrey Bakunovic Petrovic, i njohur si snajperist.

    Andrey, pas shërimit nga plagët e marra gjatë luftimeve në Ukrainë, kishte fluturime të shpeshta për Siri, ku Wagner merrte pjesë në luftime, në mbështetje të diktatorit Sirian, Bashar al Asad.

    Andrey, përveç që ka marrë pjesë në luftime në Ukrainën Lindore dhe Siri, emri i tij ishte përmendur në një raport të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesëmarrës i Wagner në Libi, ku Wagner mbështet forcat rebele të gjeneralit pro-rus, Khalifa Haftar.

    Ndryshe, ditë më parë KosovaPress ka raportuar për arrestimin e 33 mercenarëve rusë në Bjellorusi, dhe se presidenti bjellorus, Llukashenko ka komentuar arrestimin e këtyre të fundit, duke thënë se do të përballen me dënimin me vdekje.

    Wagner është njësi paramilitare ruse e krijuar nga presidentit Putin dhe nën drejtimin e Dimitri Utkin, nënkolonelit të forcave speciale ruse “Spetsnaz”. Wagner është nën kontrollin e drejtpërdrejt të oficereve të shërbimeve inteligjente rus, FSB-së dhe GRU-së. Në lidhje me Wagner është edhe biznesmeni kontrovers rus, Yevgeni Prigozhin, për të cilin thuhet se është njeri i afërt i presidentit Putin.

    Paramilitarët e Wagner kanë qenë pjesë e konflikteve në Ukrainë, Siri, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi. Në mesin e paramilitarëve të Wagner ka edhe paramilitarë serbë, ku vlen të ceket rasti i paramilitarit serb nga Kosova, Aleksa Gjuriq, i cili gjatë muajit maj ishte vrarë në luftime në Libi./KosovaPress/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, duke folur në Samitin për Demokraci ka thënë se ata qëndrojnë për liri dhe demokraci. “Ripërsëris angazhimin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Presidenti i Austrisë, Aleksandar Van der Belen, ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që sa më parë të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Shtetet e Bashkimit Evropian kanë aprovuar ligjin që do të sigurojë që gjitha veturat që shiten nga viti 2035 të kenë zero...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2023
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tregoi se gjatë vitit 2022 mërgata ka sjellë në Kosovë rreth 3 miliardë euro....
    Lajme29 Mars 2023
    Zyra e Rregullatorit për Energji më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Por, sipas njohësit të çështjeve ekonomike,...
    Lajme29 Mars 2023
    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar edhe njëherë që komunave të Kosovës të u kthehen mjetet...
    Lajme29 Mars 2023
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me një delegacion danez, të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar burgun e Gjilanit. Gjatë...
    Vip29 Mars 2023
    Xhuli Nura ishte finaliste e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Modelja ndonëse nuk e fitoi çmimin kryesor u kthye...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen Në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.